Aktualitet

Spektri autik pa mësim, prindërit kërkojnë staf pedagogjik dhe mësues mbështetës

Mungesa e mësuesve mbështetës për fëmijët me aftësi të veçanta mbetet problematika më e madhe për prindërit.Ata kanë firmosur një peticion për zgjidhjen e këtij problemi, duke e dërguar te Ministria e Arsimit. Prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta kërkojnë rinovimin e kontratave për mësuesit mbështetës.

Prindërit e fëmijëve autikë dorëzuan në MASR një peticion me të cilin kërkojnë zgjidhje për mungesën e mësuesve mbështetës në shkolla.


"Të vendoset mësuesi mbështetës sa më shpejt në të gjitha shkollat e vendit. Mësuesi mbështetës të jetë me arsim special, të kenë prioritet mësuesit specialë. Ka mungesë stafi kështu që të rritet numri i mësuesve ndihmës", kështu është shprehur për mediat, Englantina Bajrami, drejtoreshë e Klubit të Fëmijëve me Spektrin e Autizmit. 


Sipas saj nëse do të ketë mungesë reagimi, Klubi Kombëtar i Prindërve të Fëmijëve të spektrit autik, do ta përshkallëzojnë reagimin edhe në Parlament.


"Nëse nuk gjejmë zgjidhje këtu do i drejtohemi parlamentit", ka thënë Zj. Bajrami. 


Janë mbi 1700 fëmijë që frekuentojnë mësimin parauniversitar në të gjithë vendin ndërkohë që kanë nevojë për staf pedagogjik të specializuar dhe mësues mbështetës.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,546 Lexime
2 vjet më parë