Mbarëvajtja në shkolla

Statusi, misioni, të drejtat dhe detyrat e qeverisë së nxënësve

Qeveria e nxënësve është një organizëm i ngritur në çdo shkollë dhe ka për mision të mbrojë dhe të promovojë të drejtat e nxënësve. Ja si përfaqësohen nxënësit nga bashkëmoshatarët e tyre.

Misioni

Qeveria e nxënësve është një organizëm i ngritur në çdo shkollë dhe ka për mision:

Të mbrojë dhe të promovojë të drejtat e nxënësve;

Të kontribuojë në plotësimin dhe zhvillimin e interesave të nxënësve;

Të ndihmojë në mbarëvajtjen e shkollës;

Të përfaqësojë nxënësit e shkollës në marrëdhëniet me drejtorinë e shkollës dhe komunitetit.

 

Të drejtat e qeverisë së mxënësve 

 Qeveria e nxënësve ka të drejtë:

Të parashtrojë shqetësimet e tyre për mbrojtjen e të drejtave të nxënësve të shkollës.

 

Këshilli i mësuesve, këshilli i prindërve, bordi i shkollës.

1. Të ketë një vend në shkollë ku të afishojë lajmërimet e veta;

2. Të botojë gazetën e qeverisë së nxënësve;

3. Të bashkëpunojë me qeveri homologe nxënësish për organizimin e veprimtarive të përbashkëta;

4. T’i drejtohet komisionit të etikës dhe sjelljes së shkollës dhe çdo organizmi tjetër për çdo formë veprimi ose mosveprimi që mund të shkaktojë diskriminim, dhunë, keqtrajtim ose dëm moral tek nxënësit në mjediset e shkollës.

 

Detyrat e qeverisë së nxënësve 

Qeveria e nxënësve ka për detyrë:

1. Të organizojë veprimtari nëpërmjet të cilave nxënësve u jepet mundësia të dëgjohen nga drejtuesit dhe mësuesit e shkollës për idetë në të mirë të tyre dhe të shkollës;

2. Të organizojë veprimtari të nxënësve në dobi të shkollës;

3. Të kontribuojë në krijimin e një klime pozitive në shkollë, veçanërisht në zgjidhjen e konflikteve nxënës-nxënës, nxënës-mësues;

4. Të kontribuojë në parandalimin dhe pakësimin e abuzimit të nxënësve me duhanin, alkoolin dhe drogën.

5. T'u vijë në ndihmë nxënësve me vështirësi në të nxënë dhe nxënësve me probleme sociale.  

 

 Ngritja e qeverisë së nxënësve, përbërja dhe funksionimi i saj

1. Qeveria e nxënësve ngrihet në bazë

2. Zgjedhjet për qeverinë e nxënësve bëhen në fillim të çdo viti

3. Në shkollën bazë perfaqësohen në qeverinë e nxënësve klasat 6-9.

4. Kur shkolla është vetëm fillore, përfaqësohen në qeverinë e nxënësve, nxënës nga klasa 4-6.


Anëtarët e qeverisë së nxënësve zgjidhen sipas kësaj procedure:

1. Kur një klasë ka vetëm një deri në katër paralele, nxënësit, nën kujdesin e mësuesve kujdestarë përkatës, zgjedhin për çdo klasë paralele nga një anëtar të qeverisë së nxënësve. 

2. Kur një klasë ka më shumë se katër paralele, çdo klasë paralele, nën kujdesin e mësuesit kujdestar përkatës, zgjedh me shumicë votash tre nxënës, të cilët formojnë së bashku përfaqësuesit e paraleleve të një klase.

3. Përfaqësuesit e paraleleve të një klase, nën kujdesin e një mesuesi të caktuar nga drejtori, zgjedhin me shumicë të thjeshtë votash të fshehta, katër anëtarë të qeverisë së nxënësve.

4. Për arsimin e mesëm të lartë, kryetari i qeverisë zgjidhet një nga anëtarët e qeverisë, me votë të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë.

5. Kryetari i qeverisë së nxënësve nuk duhet të ketë lidhje familjare me drejtorin e shkollës.

 

 Funksionimi i qeverisë së nxënësve

1. Qeveria e nxënesve funksionon në përputhje me legjislacionin në fuqi, rregulloren e brendshme të shkollës dhe rregulloren që e hartojnë vetë nxënësit, të cilët janë pjesë e kësaj qeverie. 

2. Rregullorja e qeverisë së nxënësve hartohet nga grupe pune me nxënës dhe miratohet nga qeveria e saj pasi është marrë pelqimi nga bordi dhe drejtori i shkollës.

3. Qeveria e nxënësve ka nënkryetarin dhe sekretarin, të cilët zgjidhen në mbledhjen e parë të saj.

4. Anëtarët e qeverisë së nxënësve kanë detyra që mbulojnë aspekte të veçanta të veprimtarisë së shkolëes, si dhe klasa të caktuara, veçanërisht të fillores për qeverinë e nxënësve të arsimit bazë.

5. Qeveria e nxënësve informon rregullisht nxënësit për veprimtarinë e saj.


Qeveria e nxënësve:

1. Harton dhe zbaton planin e saj vjetor në bashkëpunim me nxënës të shkollës;

2. Përgatit raportin vjetor të veprimtarisë së saj, te cilin ia dërgon drejtorisë, kryetarit të bordit dhe kryetarit të keshillit të prinderve.

 

Veprimtari të qeverisë së nxënësve

 Qeveria e nxënësve:

1. Merr nisma për veprimtari jashtë kurrikulare jopolitike të nxënësve dhe i organizon ato në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës. 

2. Përgatit dhe realizon projekte në bashkëpunim  me drejtorinë e shkollës, për plotësimin dhe zhvillimin e interesave të nxënësve.

3. Zhvillon pyetësorë mbi kënaqësinë e nxënësve për shërbimin që shkolla siguron ose për aspekte të veçanta të jetës shkollore.

 

Roli i mësuesit ndihmës

 Qeveria e nxënësve:

1. Përzgjedh mësuesin ndihmës, i cili e ndihmon atë në hartimin dhe zbatimin e veprimtarive të saj dhe në veçanti në hartimin e rregullores së qeverisë së nxënësve. Mësuesit ndihmës nuk i jepet klasë në kujdestari.


Drejtori i shkollës dhe qeveria e nxënësve  

Drejtori i shkollës ka për detyrë:

1. T’i vendosë në dispozicion qeverisë së nxënësve dokumentet zyrtare që kanë të bëjnë me veprimtarinë e saj dhe të shkollës, si ligji për sistemin arsimor parauniversitar, Dispozitat Normative dhe akte të tjera nënligjore;

2. Të takojë një herë në dy muaj qeverinë e nxënësve për të dëgjuar shqetësimet dhe propozimet e saj;

3. T’i sigurojë qeverisë së nxënësve një mjedis ku të zhvillojë veprimtaritë e saj, të ruajë arkivën e saj dhe të caktojë një vend ku qeveria e nxënësve të afishojë lajmërimet;

4. Të përfshijë përfaqësues të qeverisë së nxënësve në grupet e punës që hartojnë rregulloren e shkollës, planin afatmesëm dhe planin e saj vjetor;

 

Detyrimet e qeverisë së nxënësve ndaj drejtorit të shkollës

Kryetari i qeverisë së nxënësve i kërkon leje me shkrim drejtorit të shkollës për veprimtari jashtëkurrikulare  të qeverisë së nxënësve, të cilat i organizon në mjediset e shkollës ose jashtë saj.



(Portali Shkollor)

9,873 Lexime
4 vjet më parë