Aktualitet

Strategjia, edukim që në fillore kundër korrupsionit, kurrikul e veçantë për etikën

Për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin në të ardhmen, në të gjithë shkollat e vendit propozohet të nisë edukimi antikorrupsion. Në strategjinë kundër korrupsionit 2024-2030 thuhet se vendi ynë do të përgatisë një model kurrikule etike për shkollat fillore dhe të mesme.

Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Drejtoria e Përgjithshme Antikorrupsionit duket se do të punojnë bashkë për të dakordësuar një kurrikul të veçantë edukuese mbi etikën që syon aplikimin nga shkollat fillore tek ato të mesme.


Kjo duket të jetë një masë e lidhur me luftën kundër korrupsionit sipas një shpjegimi të bërë në një pikë të veçantë të strategjisë ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030 që është në konsultim.


“Qëllimi i këtij treguesi është të masë nivelin e përmirësimit të edukimit të të rinjve mbi etikën si një element i rëndësishëm i parandalimit dhe kundërshtimit të korrupsionit në të ardhmen (kurrikula antikorrupsion) duke e krahasuar me numrin e shkollave në të cilat kurrikua antikorrupsion është zbatuar.


Për këtë qëllim, Drejtoria e Përgjithshme Antikorrupsionit në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit do të përgatisë dhe publikojë një analizë të detajuar mbi numrin e shkollave tek të cilat kurrikula e etikës është zbatuar përgjatë tre viteve të fundit, e cila do të jetë edhe niveli bazë (baseline) për zbatimin e aktiviteteve në këtë tregues.


Analiza do të përmbajë gjithashtu llojin e kurrikulës së etikës dhe gjithashtu, sfidat dhe pengesat në hartimin dhe zbatimin e tyre” thuhet në strategji.


Dokumenti nënvizon se analiza që do të kryhet nga autoritetet do të shërbejë si bazë që Drejtoria e Përgjithshme Antikorrupsionit dh Ministria e Arsimit dhe Sportit të përgatisë një model kurrikule etike për shkollat fillore dhe të mesme dhe do të marrë masat e duhura për zgjerimin e tyre në të gjitha shkollat e vendit.


Mënyra e matjes së këtij treguesit do të jetë, Drejtoria e Përgjithshme Antikorrupsionit dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit: – Do të mbledhin informacion për numrin e shkollave ku kurrikula e etikës është zbatuar gjatë raportim


Vlerësimi i përqindjes së shkollave ku kurrikula e etikës është zbatuar gjatë periudhës së zbatimit kundrejt numrit të shkollave në periudhën e mëparshme të raportimit gjatë zbatimit të SNKK 2024- 2030 (kumulative), sipas formulës së dhënë.



©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

756 Lexime
3 muaj më parë