Aktivitet

Talentet e Shkollës Artistike "Onufri" koncert për fëmijët jetimë të Elbasanit

Ministrja Kushi jep mesazh solidariteti: "Nuk Festoj Pa Ty", gjatë një aktiviteti e koncerti të mbajtur nga Talentet e Shkollës Artistike "Onufri" për fëmijët jetimë të Elbasanit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi si çdo vit, i ka nisur festat me momente plot emocione me fëmijët jetimë të Elbasanit, duke nxitur edhe kontributin e nxënësve për nxënësit, nën sloganin e veçantë "Nuk Festoj Pa Ty!". 


Këtë herë kanë qenë nxënësit e talentuar të Shkollës së Mesme Artistike "Onufri" pjesë e festimeve, të cilët kanë dhënë një koncert për të pranishmit në festë.

"Çelëm kështu siparin e festave me këta fëmijë të mrekullueshëm, të cilët kanë nevojë për më shumë dashuri, mbështetje e përkujdesje, e jo vetëm për festa por gjatë gjithë vitit", - shprehet ministrja në rrjete sociale.

Duke publikuar edhe një video me momente të bukura nga kjo ceremoni, ministrja shprehet më tej:


 "Thellësisht e emocionuar nga koncerti që kishin përgatitur nxënësit e talentuar të Shkollës së Mesme Artistike 'Onufri' në Elbasan për fëmijët jetimë të qytetit".



Kaltra Tafani 

© Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

829 Lexime
2 vjet më parë