PROTESTA E MATURANTËVE

“Të ulet pikësimi për testin e Matematikës”, maturantët mbyllin protestën para MASR: Rikthehemi nesër!

Për rreth 2 orë e gjysëm maturantët e Tiranës kanë protestuar sot duke kërkuar rivlerësim të testit të fundit, atij të matematikës, të cilit iu nështruan dje. Maturantët kërkuan gjithashtu ulje të tavanit të pikëve.

Për rreth 2 orë e gjysëm maturantët e Tiranës kanë protestuar sot duke kërkuar rivlerësim të testit të fundit, atij të matematikës, të cilit iu nështruan dje. 


Maturantët kërkuan gjithashtu ulje të tavanit të pikëve, teksa paralajmëruan se nëse nuk plotësohen kërkesat do të protestojnë sërish nesër. 


Ashtu siç paralajmëruan, maturantët janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, ndërsa kanë bllokuar “Rrugën e Durrësit”. Pasi janë ulur në rrugë, maturantët kanë lëshuar në kor thirrjen; “Duam drejtësi!”.

Maturantët kërkojnë që të ulet pikësimi për testin e Matematikës, i cili u zhvillua më datë 11 qershor 2021 ndërkohë që ata pretendojnë se në këtë provim pati pyetje jashtë programit mësimor. “Uljen e pikësimit, provimi ishte i vështirë, pasi ishte një test universitar. Kjo është mënyra jonë. Do vazhdojmë të rrimë këtu deri sa të na plotësohen kërkesat”, tha një maturant.


Për shkak të protestës, është bllokuar ky aks rrugor, ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë devijuar. Protesta ka përfunduar pas qëndrimit për disa minuta para godinës QSHA-së. Sipas tyre, nuk përjashtohet dhe mundësia e bojkotimit të provimit të fundit të maturës shtetërore.


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,300 Lexime
2 vjet më parë