
Tekste mësimore të unifikuara për diasporën, miratohen procedurat për shpalljen e konkursit
Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko dhe Ministrja e MASR Evis Kushi, kanë firmosur paketën e dokumenteve për procedurat dhe shpalljen e konkursit që do të çojë drejt unifikimit të teksteve mësimore për diasporën. Kjo sipas ministrave do të jetë një arritje e rëndësishme për diasporën shqiptare.
Në ambientet e Qendrës së Botimeve për Diasporën, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi dhe Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko miratuan dhe firmosën paketën e dokumenteve rreth procedurave të zhvillimit të konkursit të teksteve mësimore për diasporën, kriteret e recensuesve, si dhe shpalljen e konkursit për tekstet mësimore për diasporën hartuar nga “Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës për Miratimin e Teksteve të Përbashkëta për Diasporën”.

Në këtë kuadër, Ministrja Kushi nënvizon se “Botimi i teksteve mësimore të unifikuara për diasporën do të jetë një arritje e madhe për Shqipërinë, Kosovën dhe diasporën shqiptare, për të ruajtur dhe promovuar gjuhën shqipe, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar”.
N.Allkja Biçaku
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Planet mësimore të vitit shkollor 2020-2021 për Arsimin Fillor dhe Arsimin e Mesëm të Ulët
Provim, teksti argumentues
Ende mijëra nxënës braktisin shkollën çdo vit në Shqipëri...