TEST ORIENTUES

Test orientues për mësuesit dhe drejtuesit, të cilët do ti nënshtohen testimit.

Në këtë test orientues për mësuesit dhe drejtuesit,të cilët do t'u nënshtrohen provimeve, do të gjeni edhe përgjigjet e sakta.

1-Cfarë synojnë objektivat minimalë?

Përgjigje:

a.       Objektivat minimale synojnë arritje nga ana e nxënësve të shprehive,  të koncepteve dhe strukturave bazë gjatë orës së mësimit. 

b.      Objektivat maksimale synojnë arritje nga ana e nxënësve  të shprehive, të koncepteve dhe strukturave   të avancuara   të përvetësuara  në  fund të një njësie mësimore,  kapitulli ose periudhe.

 

2.Grupi i punës i cili merr pjesë në hartimin e planit PEI përbehet:

Përgjigje:

mësuesi, mjeku, psikolog, punonjës social, prindi. 


3-Plani PEI është akronim i:

 a-Planit mësimor

b-Planit edukativ

c-Planit të mësuesit

d-Planit edukativ individual

 

4-Plani PEI hartohet:

a-Për fëmijët ROM,Egjiptianë.

b-Nga grupi i punës për fëmijët me aftësi të kufizuara

c-Për të gjithë nxënësit e klasës

d-Për fëmijët e ardhur nga emigracioni

 

5-Cilat prej alternativave të mëposhtme nuk është pjesë e kurrikuës së miratuar të çdo kualifikimi profesional:

A)     plani mësimor për profilin përkatës;

B)      programet e përgjithshme të lëndëve teorike profesionale;

C)      plani i realizimit të praktikës profesionale;

D)     përshkruesit e moduleve të praktikës profesionale të detyruar.

 

6- Skeletkurrikula e një kualifikimi profesional ofron një listë me “module me zgjedhje të detyruar”. Përzgjedhja e tyre nuk merr parasysh:

A)     kërkesat e tregut të punës;

B)      materialin mësimor teorik;

C)      pëlqimet e nxënësve;

D)     mundësitë e shkollës;


7-Provimi përfundimtar i praktikës profesionale të integruar, në varësi të veçorive të drejtimit/profilit mësimor përkatës dhe të kushteve konkrete të mjediseve praktike të shkollave profesionale, zhvillohet 

a)       __Përgjigje---  Projekte vlerësimi__________ Detyra pune

b)       __Vlerësim në poste pune___Kombinim të formave të mësipërme 

 

8-Çdo mësues ndihmës në shkollat e specializuara ka në varësi:

A)    5 nxënës

B)     1 grup nxënësish

C)    1 klasë nxënësish

D)    E papërcaktuar

 

9-Listoni dy tipe punonjësish të specializuar në aftësinë e kufizuar në shkollat e specializuara që ofrojnë shërbime mbështetëse: 

a)      ____________________________________________

 

b)       __________________________________________

 

Përgjigje: mjekë, punonjës të shërbimit psiko-socialë, terapistë. 

 

9-Cili është finaliteti i edukimit të FAK (fëmijë me aftësi të kufizuar)?

Përgjigje: Përmirësimi i cilësisë së jetës të pesonave me Aftësi të Kufizuar

 

10-Vendosni S nëse pohimi është i saktë ose G nëse është i gabuar.

 Hartimi dhe zbatimi i PEI bazohet në:                                                     

__S___ nevojat e FAK.                

___S__ potencialet e FAK.            

___S__ kapacitetet njerëzore e materiale të institucionit.    

__G___ niveli arsimor i prindërve

___G__ kushtet ekonomike.

___G__ mundësitë e fryma e bashkëpunimit me komunitetin (familjen).

 

11-Përshkruani thelbin e tre parimeve të ndërhyrjes në pedagogjinë e specializuar:                                                                                                                         

a)      Çdo gjë të jetë tepër konkrete

______________________________________________________________________________________________________________________________________________

b)      Të mësohen aftësitë e jetës së përditshme

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

c)      Të thyhet koncepti “kohë”

______________________________________________________________________________________________________________________________________________

Përgjigje:

a – FAK e kanë të dëmtuar funksionimin e të menduarit ndaj për ta çdo njohuri duhet të jetë sa më konkrete me qëllim që të jetë e vëzhgueshme dhe e prekshme për ta.

b – FAK duhet të aftësohen në radhë të parë për t’i shërbyer vetes së tyre brenda mundësive dhe kapaciteteve që ata kanë. Ata duhet të funksionojnë në mënyrë sa më autonome në funksionet më bazike jetësore.

c - Në arsimin special koncepti kohë nuk duhet të influencojë në procesin mësimor pasi çdo fëmijë ka ritmin e vet të avancimit në përvetësimin e koncepteve dhe aftësive.

 

12-Programi apo teknika që përdoren për fëmijët me autizëm është:

A)    Hap pas hapi

B)    Montesori

C)    ABA  

D)    Exel  

    

13-Listoni tre nga aktivitetet për fazën përgatitore të leximit në llojin e Aftësisë së Kufizuar që ju duhet të zgjidhni:                                                                         

a.       ____________________________________

b.      ____________________________________

c.       ____________________________________

 Përgjigje:

1.      Rreshtimi i figurave nga e majta në të djathtë 

2.      Emërtimi i figurave dhe objekteve nga e majta në të djathtë

3.      Lidhja fjalë figurë

4.      Ushtrime me shkronja: gjej shkronjat (si figurë) të njëjta

5.      Etj.    

 

 

14-Përmendni tre nga elementët përbërës të një objektivi mësimor:

a.       ____________________________________

b.      ____________________________________

c.       ____________________________________

 Përgjigje:

-          Të përshkruhet sjellja e pritshme. 

-          Të përcaktohen afatet e realizimit. 

-          Të përmbajë kushtet e realizimit.    

-          Të jetë i vëzhgueshëm dhe i matshëm.      

                                                                                      

15-Metoda interaktive karakterizohet nga:

A)    Mësuesi shpjegon e nxënësit dëgjojnë.

B)    Mësuesi shfrytëzon dijet e eksperiencat e nxënësve.

C)    Nxënësit mësojnë vetë.

D)    Nxënësi dhe mësuesi janë aktorë në procesin mësimor.                          


 

16- Me inteligjencë kuptojmë aftësinë e njeriut:                                                                                               A)    që të përdorë në kohën e duhur aftësitë dhe njohuritë që ka përvetësuar për të zgjidhur një situatë në favor të tij. 

B)    për të zgjidhur ushtrime e problema matematikore.

C)    për të kuptuar situata të ndryshme. 

D)    për të krahasuar dukuritë dhe fenomenet përreth.

 

 

17-Hartoni një fishë vlerësimi për lëndën që dëshironi duke dhënë njohuritë dhe mënyrën e vlerësimit.           Përgjigje:

Mësuesi do të vlerësohet për mënyrën e përshkallëzimit të njohurive që do të vlerësojë dhe mënyrën se si i vlerëson atë.                                                                           

 

18-Listoni tre nga aktivitetet për fazën përgatitore të leximit në llojin e Aftësisë së Kufizuar që ju duhet të zgjidhni:                         

a.___________________________________

b.____________________________________

c.____________________________________

 Përgjigje:

6.      Rreshtimi i figurave nga e majta në të djathtë 

7.      Emërtimi i figurave dhe objekteve nga e majta në të djathtë

8.      Lidhja fjalë figurë

9.      Ushtrime me shkronja: gjej shkronjat (si figurë) të njëjta


19-Përmendni tre nga elementët përbërës të një objektivi mësimor:

 Përgjigje:

-          Të përshkruhet sjellja e pritshme. 

-          Të përcaktohen afatet e realizimit. 

-          Të përmbajë kushtet e realizimit.    

-          Të jetë i vëzhgueshëm dhe i matshëm.      

                                                                                       

20-Metoda interaktive karakterizohet nga:

E)     Mësuesi shpjegon e nxënësit dëgjojnë.

F)     Mësuesi shfrytëzon dijet e eksperiencat e nxënësve.

G)    Nxënësit mësojnë vetë.

H)    Nxënësi dhe mësuesi janë aktorë në procesin mësimor.                          

 

21-Shënoni V nëse është e vërtetë dhe G nëse eshtë e gabuar:

Sipas Kodit të Etikës mësuesi   i përkushtohet     vetëm fëmijëve   me aftësi të kufizuar duke ushqyer  potencialin qytetar, shoqëror, intelektual, emocional dhe fizik të tyre.      G                                                        

Sipas Kodit të Etikës, mësuesi  njeh, kupton parimet e vlerësimit të fëmijëve dhe    zbaton   ato saktësisht,  në mënyrë  të ndershme, të paanshme e jo diskriminuese në praktikën e tij profesionale. V           

22-Çfarë do të thotë “sjellje e vështirë” ?                                         

Përgjigje:

Sjellje e vështirë quhet sjellja e fëmijës e cila krijon probleme të natyrave të ndryshme e kur ti nuk di apo nuk mundesh të parandalosh apo zgjidhësh situatën e krijuar.

 

23-Në komisionin e  vlerësimit të kandidatëve për pozicionin e mësuest në institucionin publik të arsimit parauniversitar nuk ka:                                                                                                              

 A)       përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit;

B)        përfaqësues të këshillit të mësuesve;

C)      përfaqësues të bordit të institucionit;

D)      përfaqësues të këshillit të prindërve.

 

24-Në arsimin e mesëm të ulët, në gjimnaz dhe në lëndët e kulturës së përgjithshme në shkollat

profesionale dhe ato të orientuara, nota vjetore lëndore e nxënësit përllogaritet nga mësuesi i

lëndës me formulën:                                                                                                                                  

 A)       Nota vjetore lëndore  =  0,4 x M1 + 0,5 x M2 + 0,1 x M3

B)        Nota vjetore lëndore  =  0,1 x M1 + 0,4 x M2 + 0,5 x M3

C)        Nota vjetore lëndore  =  0,5 x M1 + 0,4 x M2 + 0,1 x M3

D)       Nota vjetore lëndore  =  0,4 x M1 + 0,1 x M2 + 0,5 x M3

       ku M1,  M2,  M3 janë përkatësisht  mesataret aritmetike të vlerësimeve a) një ose disa tema mësimore të sapozhvilluara; b) një ose disa kapituj të tekstit të nxënësit; c) projekte ndërlëndore/lëndore

 

25-Listoni dy nga parimet e përgjithshme të zhvillimit të kurrikulës!                                                        

Përgjigje: 

a) konceptimi i gjerë;

b)gjithpërfshirja;

c)zhdervjelltësia në hapësirë dhe kohë;                          

d)koherenca;

e) balanca dhe integrimi; 

f) të nxënit gjatë gjithë jetës; 

g)aftësimi për jetën dhe botën e punës;

h) përfshirja e tij

 

26-Listoni 3 nga parimet didaktike të mësimit të biologjisë në shkollë.                           

 Secili parim vlerësohet me  

Përgjigje:

Mësimi i biolgjisë në shkollë duhet të:

a.      të jetë në qendër të zhvillimit dhe të përdorimit të metodave të reja  të didaktikës bashkëkohore;

b.      të përfshijë në përmbajtjen e vet elemente të zhvillimeve të sotme të didaktikës bashkëkohore;

c.       të zhvillohet përmes përdorimit të materialeve të riciklueshme (tabela), herbariumeve, ekskurioneve në natyrë, përfshirë këtu edhe materiale të medias së shkruar dhe elektronike, televizionin,  radion, kompjuterin, internetin etj.;

d.      të zhvillohet në mënyrë të tillë, që ta shohë nxënësin në qendër të procesit mësimor dhe t'i lejojë atij të drejta të plota për pjesëmarrje me  përvojat jetësore që ai zotëron;

e.       t’i lejojë mësuesit të biologjisë të shpalosë metoda dhe materiale mësimore të mbështetura në literaturë apo të krijuara prej tij për qëllime të rëndësishme të mësimit të biologjisë në shkollë.

 

 

27-Shëno S nëse pohimi është i saktë ose G nëse pohimi është i gabuar.            

-S - Objektivat e programit lëndor  janë detyrim për të gjithë  përdoruesit e programit.

-G-  Gjatë përpunimit të njohurive nuk duhet t’i kushtohet kohë zhvillimit të aftësive të nxënësit.

-G-  Programi i biologjisë në AML ndërtohet nga të njëjtat linja përmbajtjeje me  programet e biologjisë

       në AMU.                                               

 

28-Ndër objektivat e dhëna më poshtë, rrethoni atë që mund të përbëjë objektivin minimal.

A)       Nxënësi duhet të jetë i aftë të përkufizojë evolucionin dhe teorinë e evolucionit;

B)        Nxënësi duhet të jetë i aftë të diskutojë për teorinë e evolucionit sot;

C)        Nxënësi duhet të jetë i aftë  të analizojë teorinë e evolucionit të Darvinit;

D)       Nxënësi duhet të jetë i aftë të diskutojë provat e evolucionit.

 

29-Përcaktoni hapat që duhen ndjekur për të realizuar një të mësuar të sukseshëm mes shtrimit dhe zgjidhjes së problemit.                                                                                               

Përgjigje: Hapat për shtrimin dhe zgjidhjen e problemit

a)          Përcaktoni dhe përkufizoni problemin                                                                                                b)          Zhvilloni strategjitë tuaj për zgjidhjen e problemit.                                                                        

c)          Vlerësoni zgjidhjen e arritur.                                                                                                            d)          Riformuloni dhe ripërkufizoni problemin dhe zgjidhjet e tij, me kalimin e kohës.

           

30-Vendos S kur pohimi është i saktë ose G kur pohimi është i gabuar.                        

Përgjigje:

- --S---  Objektivat e fushës së njohjes përcaktojnë nivelin e njohjes së nxënësit gjatë procesit të të mësuarit.

- --G--   Leksioni dhe shpjegimi janë metoda që kanë në qendër nxënësin.

- ---S--  Pyetjet divergjente përdoren kur do të evokosh përgjigje të ndryshme për të njëjtën temë.

- ---G-- Mjete mësimore didaktike kanë për qëllim vetëm prezantimin vizual të dukurive ose proceseve. 

 

         31-Standardet në arsimin klasifikohen si “Standarde tëpërmbajtjes” dhe “Standarde të arritjes. Tregoni                 çfarë përcakton secili prej tyre?                                                                 

 Përgjigje:

1.       Standardet e përmbajtjes. Përcaktojnë se ç’duhet të dijë dhe të jetë i aftë të bëjë nxënësi në përfundim të një cikli shkollor.                                                                                                                                         

2.       Standardet e arritjeve. Përcaktojnë nivelin e përmbushjes së standardeve të përmbajtjes nga nxënësi.

                                                                                                             

32- Përmendni dy aspekte që duhen mbajtur parasysh për vlerësimin e puneve praktike.                                                                                                                                         

Përgjigje:

a) Aftësitë që duam të vlerësojmë

b) Koha e përshtatshme për të matur aftësitë

c) Vendi që do të zerë vlerësimi i aftësive praktike në vlerësimin përfundimtar

d) Vendi ku do të zhvillohet veprimtaria

e) Vlerësimi mbi domosdoshmërinë e vlerësimit praktik

 

                         

33-Një mësues ka në kujdestari një klasë me nxënës të cilët vijnë nga rajone me kultura të ndryshme.

Ai kërkon të përfshijë prindërit e këtyre nxënësve, në mënyrë që edhe ata të kontribuojnë

në përmirësimin  e të nxënit të fëmijëve të tyre. Cila nga pohimet më poshtë tregon mënyrën

më efektive për t’i përfshirë ata?                                                                                                                           

 A)       Mësuesi i telefon ata direkt dhe i pyet nëse ata janë të interesuar të bëjnë një prezantim

kulturor të rajonit të tyre.

B)        Mësuesi përgatit për të gjithë prindërit një kopje të materialit mësimor që nxënësit duhet të

mësojnë dhe i kërkon atyre të sugjerojnë me shkrim materiale shtesë për të nxënët e fëmijëve të tyre.

C)        Mësuesi dërgon një letër në të cilën fton prindërit në një takim për të diskutuar rreth mënyrës se si ata do të donin të përfshiheshin dhe kontribuonin në përmirësimin e të nxënit të fëmijëve të tyre.

D)       Mësuesi i telefonon prindërve me prejardhje të ndryshme kulturore dhe i sugjeron atyre të marrin pjesë në aktivitete të rekomanduara për fëmijët e tyre.

 

34-Shënoni V nëse është e vërtetë dhe G nëse është e gabuar:                                   

                                                                                                  

a)        Kodi i etikës së mësuesit lidhet më shumë me parimet  morale vetjake të mësuesit. G

b)        Sipas Kodit të Etikës, mësuesi respektonkolegët e tij të rinj dhe ata me më pak përvojë,

por mendon se ata nuk kanë të drejtë tëjapin mësim. G


35-Rrethoni alternativën e saktë.                                                                                                                    A)       Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës ghqipe

B)        Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

C)        Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës shqipe

D)       Kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe

 

36-Shkruani saktë fjalët ose shprehjet që janë shkruar gabim më poshtë.                            

 zëvëndësoj, ëndërr, numuroj, qymyr, për t’i pasur parasysh, zhgënjim, dituria, karrierë,

petagogji, lulet e stinës së pranverës, meqenëse, qesh e ngjesh, Drini i Bardhë, UEFA, i paanshëm,

 Përgjigje: zëvendësoj, numëroj, pedagogji

 

37- Objektivat e mësimdhënies burojnë nga:

a)Kurrikula

B)Plani vjetor i shkollës

C)Plani i orëve të lira

D)Teksti i nxënësit

 

38-Objektivat mësimorë janë:

a)Sunime arsimore afatshkurtëra

b)Synime arsimore afatgjata

c)Synime arsimore afatmesme

d)Synime arsimore me afat të pacaktuar

e)Synime arsimore pa afat

 

39-Qëllimi kryesor i një eksperimenti shkencor është :

A)Të formulojë hipotezën

B)Të provojë se hipoteza e dhënë është korrekte

C)Të verifikojë hipotezën

D)Të testojë hipotezën

 

40-Planifikim i mësimdhënies do të thotë:

a)Të ndërtosh në mënyrë strategjike orën e mësimit

b)Të vësh në zbatim parimet e mësimdhënies

c)Të përcaktos në kohën e duhur për cdo veprim

d)Të gjitha alternativat janë të vlefshme

 

41-Një nga aternativat më poshtë nuk bën pjesë në përpunimin e njohurive:

a) Përsëritja

b) Orët e lira

           c) Njësitë e reja mësimore                                          

d) Detyrat përmbledhëse

 

42-Një nxënës në lëndën tuaj në test përmbledhës ka arritur të grumbullojë 35 pikë testi ka gjithsej 50 pikë duke u bazuar në vlerësimet  një testi standard vlerësimi që do të arrijë ky nxënës i konvertuar në notë do të jetë:

a)5

B)6

C)7

D)8

 

43-Kontrolli i njohurive ka të bëjë me:

a)rezultatin e kontrollit

b)rezultatet e të mësuarit

c)nënkupton vendosjen e një vlere gjykimi

d)ka të bëjë me krahasimin e standartit mësimor

 

44-Matja e njohurive ka të bëjë me:

a)rezultatin e kontrollit

b)rezultatet e të mësuarit

c)nënkupton vendosjen e një vlere gjykimi

d)ka të bëjë me krahasimin e standartit mësimor

 

45-Vlerësimi i njohurive ka të bëjë me:

a)rezultatin e kontrollit

b)rezultatet e të mësuarit

c)nënkupton vendosjen e një vlere gjykimi

d)ka të bëjë me krahasimin e standartit mësimor

 

46-Përfshirja e prindërve në edukim është e rëdësishme sepse:

a)Ndihmon mësuesit në procesin e edukimit të fëmijëve dhe rregullon klimën në shkollë.

b)Shmang përgjegjësinë e prindërve për kujdesin që duhet të tregojnë ndaj fëmijëve të tyre

c)Ndihmon mësuesit në procesin e edukimit të fëmijëve por  nuk rregullon klimën në shkollë.

d)Strategjia që ata ofrojnë nuk është e dobishme dhe frytdhënëse.

 

47-Prindi ka për detyrë:

 a. të kujdeset që fëmija i tij të ndjekë rregullisht institucionin arsimor dhe të mësojë rregullisht;

b. të mos njoftojë mësuesin kujdestar për ndryshime të shëndetit dhe të sjelljes së fëmijës së tij;

c. të mos marrë pjesë në takimet për fëmijën e tij dhe me prindërit e klasës;

d. të japë ndihmesë në mbarëvajtjen e fëmijës së tij duke mos u interesuar në mbarëvajtjen  e institucionit

 

48-Në përbërjen e këshillit të prindërve  bëjnë pjesë:

a)drejtori

b)Mësues

c)Nxënës

d)Prindër

 

49-Kryetari i këshillit të prindërve duhet të jetë:

a)anëtar i një  partie.

b)Nuk duhet të jetë anëtar partie

c)duhet të jetë në konflikt me drejtorin e institucionit

d)është njëkohësisht edhe sekretari i këshillit të prindërve.

 

50-Këshillimi i cili ofrohet nga shkolla për prindërit i mëson prindërit:

a)për vijueshmërinë e nxënësve, progresin akademik dhe zhvillimin personal;

b) që të kuptojnë çdo zhvillim që mund të ndikojë në të nxënit e nxënësit

c) për mënyrat se si t’i ndihmojnë nxënësit në lëndë të veçanta kurrikulare;

d) për vështirësitë specifike të fëmijës në shkollë.

 

51-Këshilli i prindërve përbëhet nga:

a)3-6 prindër

b)6-9 prindër

c)6-9 prindër dhe një mësues

d)9-12 prindër.

 

52-Këshilli i prindërve mblidhet:

a) një herë në vit

b)dy herë në vit

c)tre herë në vit

d)katër herë në vit

 

53-Proces verbali për mbledhjet e këshillit të prindërve mbahet nga:

a)kryetari i këshillit

b)sekretari i këshillit

c)drejtori i shkollës

d)një anëtar i këshillit


54-Organizimi i të paktën një herë në vit,i mbledhjeve të përbashkëta të këshillit të mësuesve me këshillin e prindërve të institucionit është kompetencë e:

 a)drejtorit të institucionit arsimor

b)Kryetarit të këshilli të prindërve

c)Këshillit pedagogjik

d)Anëtarëve të këshillit të prindërve

 

55-Një nga këto zëra nuk  është pjesë e planit vjetor  të shkollës:

a)Synimi

b)Analiza e gjendjes

c)Tabela e veprimtarive

d)planifikimi ditor i orës së mësimit

 

56-Në nivelin e dytë të taksnomisë së Bloom bëjnë pjesë dy lloj pyetjesh:

a)krahasuese dhe analizuese

B)Njhëse dhe krahasuese

c)Njohëse dhe kuptuese

d)sintetizuese,krijuese,vlerësuese.

 

57-Pyetjet objektive janë:

a)Pytje që kërkojnë pak kohë dhe përgjigje të mbyllur

b)Pyetje të cilat kërkojnë përgjigje të hapur ,të strukturuar.

 

58-Cila nga metodat e mëposhtme  është i duhura për shprehjen-

 "Janë investigim I pavarur nga ana e nxënësve për një periudhë pak a shumë të gjatë kohore."

a)Studimi i rastit

b)Projektet

c)Ekskursioni

d)Karrikja e nxehtë

 

59-Një nga këto metoda nuk bën pjesë në metodat hulumuntuese ajo është:

a)Studimi i rastit

b)Projektet

c)Ekskursioni

d)Karrikja e nxehtë

 

60-Nxënësit i kërkohet të përcaktojë dallimet midis dy dukurive   e më pas të mbajë qëndrim kritik ndaj seicilës atëherë ai është:

a)Mendimtar argumentues

b)mendimtar argumentues

c)mendimtar gjykues

d)Mendimtar vlerësues


61-Një nxënësi i kërkohet nga mësuesi të kujtojë datën dhe vitin kur është kryer lufta e dytë botërore atëherë mësuesi ka të drejtë ta vlerësojë pasi të jetë përgjigjur saktë si:

a)nxënës të nivelit minimal

b)nxënës të nivelit krahasues-mesatar

c)nxënës të nivelit të lartë


62-Instrumenti matës për nxënësinë e një linje të mësuari ose për gjithë standardet e përmbajtjes është:

a)Vlerësimi formativ

b)Testi

c)Vlerësimi motivues

d)Portofoli i nxënësit


63-Zhvillimi profesional I punonjësve arsimorë(drejtor,nëndrejtor,mësues është:

a) përditësimi I njohurive dhe zhvillimi I kompetencave të tyre në mënyrë që tu sigurojnë të gjithë nxënësve shërbim arsimor cilësor.

b)Pjesmarrja në rrjete sociale me përfitim personal por jo profesional

c)Vetëm pjesmarrja e drejtuesit në rrjete socilale dhe profesionale


64-Pjesmarrjen e mësuesve në rrjete profesionale e nxit:

a)Drejtori

b)këshilli pedagogjik

c)Këshilli i prindërve

d)Drejtori i DAR/ZA


65-Hartimi  i një plani zhvillimi i brendshëm  profesional është kompetencë e:

a)e drejtorit

b)e këshillit të kurrikulës

c)e ekipit kurrikular

d)e zyrës së kurrikuës në DAR/ZA


66-Një nga format e mëposhtme të zhvillimt profesional bën pjesë në zhvillimet e trajnimeve të brendëshme të shkollës nën kujdesin dhe mbikqyrjen e ekipit të kurrikulës:

a)Zhvillimi I trajnimit të brendshëm profesional

b)Trajnimet

c)Rrjetet profesionale 

d)Kurset afatshkurtëra dhe kurset afatgjata


67-Parimi i përkushtimit ndaj nxënësit bazohet:

a)Mbi bazën e të cilit përcaktohen sjelljet që priten nga mësuesi në lidhje me procesin e të nxënit:

b)Mbi bazën e të cilit përcaktohen sjelljet që priten nga mësuesi për përsosjen e cilësive të tij personale në funksion të të nxënit.

c)Për krijimin e një mjedisi më motivues për arsimin.


68-Roli i nxënësit në mësimdhënien ndërvepruese është:

a)Riprodhues

b)Dëgjues

c)Veprues

 d)Vlerësues


69-Në komisionin e vlerësimit të kandidatëve për pozicionin e mësuesit në institucionin publik të arsimit parauniversitar ka:

a)Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit

b)Përfaqësues të këshillit të mësuesve

c)Përfaqësues të stafit drejtues të institucionit arsimor

d)Përfaqësues të qeverisë së nxënësve.


70-Në arsimin e mesëm të ulët në përllogaritjen e notave vjetore lëndore të nxënësit nga mësuesi i lëndës nuk përfshihet:

a)Një ose disa tema mësimore të sapozhvilluara

b)Një ose disa kapituj të tekstit të nxënësit

c)Projekte lëndore/ndërlëndore

d)Projekte në nivel shkolle


71-Vlerësimi motivues ka për qëllim të:

a)nxisë interesin dhe dëshirën e nxënësve për të mësuarit

b)synon marrjen e informacionit mbi atë që ka arritur të përvetësojë nxënësi krahasuar me objektivat e arritjes.

c)Përdoret për aspekte të përvetësimit të njohurive nga nxënësit,për të gjykuar për atë që kanë mësuar dhe nuk anë mësuar nxënësit


72-Roli i mësuesve në mësimdhënien ndërvepruese është:

a)Komandues

b)Lehtësues

c)Shpjegues

d)Vetëvlerësues


73-Teori e edukimit sipas së cilës "qëllimi i arsimit duhet të përcaktohet nga nevojat dhe interesat e nxënësve "quhet:

A)progresivizëm

b)Bihejvorizëm

c)Konstruktivizëm


74-Nxënësit që bëjnë pjesë në grupet minoritare:

a)nuk duhet të gjykohen fare

b)duhet të gjykohen në bazën e grupit shoqëror në të cilin bëjnë pjesë

c)duhet të gjykohen nga shkalla në të cilën ata janë bërë si anëarët e tjerë të shumicës

d)duhet të gjykohen në bazë të asaj cfarë ata bëjnë


75-Lidhur me faktorët e shumtë që ndikojnë te të nxënit,është më e saktë të thuash se mësuesit:

a)Janë në gjendje të kontrollojnë të gjithë faktorët

b)nuk janë në gjendje të kontrollojnë as edhe një ngakëta faktorë

c)nuk duhet të përpiqen të kontrollojnë ndonjë nga këta faktorë

d)mund të kontrollojnë vetëm pak nga këta faktorë.


(Portali Shkollor)

31,341 Lexime
5 vjet më parë