MASR

"Testimi në ambiente të mëdha nuk është diskriminim"

Nikolla siguroi maturantët se testimi në ambiente të mëdha nuk është diskriminim por siguri më shumë për të vlerësuar ata që dinë dhe të marrin atë çfarë meritojnë është një vendimmarrje për ata që kanë punuar rigorozisht gjatë viteve të shkollimit.

Asnjë shqetësim nuk duhet të kenë nxënësit për provimet e Maturës Shtetërore për shkak të vendit ku do të zhvillohen provimet. Nikolla siguroi maturantët se testimi në ambiente të mëdha nuk është diskriminim por siguri më shumë për të vlerësuar ata që dinë dhe të marrin  atë çfarë meritojnë është një vendimmarrje për ata që kanë punuar rigorozisht gjatë gjithë viteve të shkollimit.


“Është një vendim që është për të gjithë maturantët e Shqipërisë, sepse duam që të mos diskriminohesh ti nga disa të tjerë që dinë ta vërtisin kopjen përfshi brenda këtu edhe administratorë të papërgjegjshëm. Është shumë e rëndësishme kjo gjë.


Ti dhe gjithë shokët e tu, do të keni maksimalisht kushtet që të bëni provimin në kushte normale dhe maksimalisht ti dhe gjithë shoqëria shqiptare sigurinë që në provimet e shtetit nuk kopjohet. Fakti që ne kemi zgjedhur salla të mëdha, nuk ka të bëjë me diskriminimin tuaj por për të shkuar haka tek i zoti”


Ministrja foli me banorët edhe për cilësinë e mësuesve në sistem, duke u ndalur në dy momente, tek “Portali Mësues për Shqipërinë dhe reforma në fakultete të edukimit.


“Kemi bërë hapin e parë, diga e portalit “Mësues për Shqipërinë”. Portali nuk ishte vetëm për mos t’i dhënë mundësi deputetit dhe ministrave për të vendosur mësuesit në shkollë por ishte edhe një arsye më e fortë, pasi në malin e diplomave të prodhuara, ne të zgjidhnim më të mirët dhe ata t’i çonim nëpër shkolla, kjo është diga e parë, tjetra që po punojmë është me fakultetet e edukimit.”


Deklaratat ministrja Nikolla i bëri nga qyteti i Fierit në një aktivitet me banorët. 


(Portali Shkollor)

1,129 Lexime
5 vjet më parë