Aktiviteti

Tetori i sindromës Down, shkolla “Llukë Mita” organizoi aktivitetin “Beso në sytë e mi”

Në kuadër të ndërgjegjësimit ndaj sindromës Down, shkolla”Llukë Mita” Konesbalte, ura Vajgurore, Berat, zhvilloi një aktivitet me temë “ Beso në sytë e mi”. Slogani që shoqëroi aktivitetin ishte: “Sa shumë dashuri, gëzim, lumturi. Unë jam si ti!”

Shkolla 9-vjeçare “Lluke Mita “ Konesbalte, ura Vajgurore, Berat, ka organizuar një aktivitet për sensibilizimin ndaj sindromës Down. Nxënësit e kësaj shkolle kanë pasur për qëllim të tregonin se të gjithë janë njësoj. Slogani që shoqëroi këtë ditë ishte: “Sa shumë dashuri, gëzim, lumturi. Unë jam si ti!”. Aktivitetit nuk i munguan ngjyrat që përfaqësojnë kauzën. Fëmijët mbanin në duar tullumbace me ngjyrë blu dhe të verdhë, ndërsa ata formuan edhe simbolin për sindromën down. 

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit për Sindromën Down.  Sindroma Down nuk është një sëmundje por një çrregullim kromozomik. Synimi është që të rritet ndërgjegjësimi dhe informimi për këtë sindromë, si dhe të promovohen të drejtat e trashëguara të personave të prekur nga sindroma për të jetuar një jetë me dinjitet dhe për të qenë aktivë dhe pjesëmarrës, që japin vlera në komunitetin dhe shoqërinë ku jetojnë.


(Portali Shkollor) 

2,345 Lexime
4 vjet më parë