Njoftim

TOEFL Junior Standard Test, ata kanë marrë nga 850 - 900 pikë do pajisen me certifikatë

Agjencia Kombëtare e provimeve informon të gjithë nxënësit, që në provimin e TOEFL Junior Standard Test kanë marrë nga 850 - 900 pikë, se do të pajisen me certifikatën Gold TOEFL Junior Certificates.

Agjencia Kombëtare e provimeve informon të gjithë nxënësit, që në provimin e TOEFL Junior Standard Test kanë marrë nga 850 - 900 pikë, se do të pajisen nga Educational Testing Service (ETS) Global BV me certifikatën Gold TOEFL Junior Certificates.

STA (ETS Global distributor) do të menaxhojë procesin.

Nxënësit që duan të pajisen me certifikatë, duhet të paguajnë 10 euro për certifikatën dhe 5 euro të tjera për shërbimin postar DHL.

Kjo pagesë do të bëhet në llogarinë e shpjeguar në linkun e aplikimit për certifikatë.

(http://registration.sta-edu.com/gold_toefl_junior/1.html)

a. Nxënësit duhet të aplikojnë online në faqen e internetit të S.T.A http://registration.staedu.com/gold_toefl_junior/1.html duke plotësuar një formular me të dhënat si: ID e Matures, emër, mbiemër, adresa e-mail, numër telefoni dhe adresën ku kërkojnë që t’iu dërgohet certifikata, nëpërmjet DHL-së.

b. Nxënësit do të paguajnë në bankë, duke shënuar emrin, mbiemrin dhe ID e Maturës.

c. STA do të verifikojë rezultatet në databazën e saj, në bazë të ID-së së Maturës.

d. STA do të realizojë dërgesën e certifikatave. Dërgesa postare e certifikatave do të bëhet sipas radhës së aplikimit, nga muaji shtator 2016 deri në muajin dhjetor 2016.

Periudha kohore në të cilën nxënësit mund të porosisin certifikatat është deri në fund të vitit.

Për më shumë informacion kontaktoni ETS, në adresën e e-mailit: [email protected] 

2,307 Lexime
7 vjet më parë