Tragjedi në Durrës: 17-vjeçari humb jetën gjatë orës së fiskulturës, reagime dhe dhimbje e thellë
Një ngjarje tragjike ka tronditur Durrësin, ku një nxënës 17-vjeçar humbi jetën gjatë orës së fiskulturës në shkollë. I riu u ndje keq gjatë aktivitetit fizik dhe nuk arriti të mbijetojë. Ngjarja ka shkaktuar dhimbje të madhe. Ngushëllime familjes dhe të afërmve.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrës, ku një nxënës 17-vjeçar ka ndërruar jetë papritur gjatë orës së edukimit fizik në shkollë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15 në ambientet e gjimnazit “Gjergj Kastrioti”. I riu, i identifikuar me inicialet F.S., është ndjerë keq gjatë aktivitetit fizik në palestër dhe ka humbur ndjenjat. Ai është transportuar menjëherë me ambulancë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë.
Dyshimet e para tregojnë se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë një arrest kardiak, një fenomen i rrallë për moshat e reja, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe jo vetëm në komunitetin shkollor, por edhe më gjerë, duke sjellë reagime të shumta dhe mesazhe ngushëllimi.
Ndër reagimet më prekëse është ai i ministres së Arsimit, e cila shprehu dhimbjen për humbjen tragjike të të riut:
“Një lojë e lënë përgjysmë ndali pabesisht zemrën e njomë të Florit, nxënësit të gjimnazit ‘Gjergj Kastrioti’, vetëm 17 vjeç, ndërsa ngriu fytyrat dhe buzëqeshjen e shokëve dhe mësuesve të tij, duke na e marrë padrejtësisht prej nesh e duke na lënë një pikëllim që s’ka fjalë ta tregojë e një dhimbje të zezë këtë të premte.
Ngushëllime prindërve, familjes, mësuesve e shokëve!
Qofsh i parajsës Flori”
Humbja e parakohshme e 17-vjeçarit ka lënë pas një dhimbje të madhe tek familja, shokët dhe mësuesit, duke e kthyer një ditë të zakonshme shkolle në një tragjedi të rëndë.
Në fund, i urojmë ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit në këtë moment të vështirë.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?
Drejtoresha Anila Çota rrëfen rrugëtimin e shkollës “Qamil Guranjaku” si fituese e vendit të dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe
Si të bëhesh oficer sigurie në shkolla? Eksperti i arsimit, Fiqiri Çifliku: Ja procedurat, kriteret dhe ndryshimet në VKM nr. 600