DEKLARATA

Tre raundet e regjistrimit në U-albania. Ja nota mesatare për Mësuesinë, Artet, Gjuhët e huaja dhe Sportet

Regjistrimi në universitete do të nisë në fund të korrikut dhe të trija raundet do të aplikohen në U-albania. Për shkak të pandemisë është pezulluar për një vit rritja e vazhdueshme e notës për të gjitha programet në mësuesi.

Regjistrimi në universitete do të nisë në fund të korrikut dhe të trija raundet do të aplikohen në U-albania. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një konferencë për median njoftoi pezullimin e rritjes së notës mesatare për pranimet në disa degë të Universitetit, ndërsa është hequr nota mesatare për Artet dhe Sportet.


“Për shkak të pandemisë është pezulluar për një vit rritja e vazhdueshme e notës për të gjitha programet në mësuesi. Kjo do të aplikohet vitin tjetër, ndërkohë këtë vit nota mesatare do të jetë 7.5. Për degët e gjuhëve të huaja është zbritur në 7 nota mesatare. Vitin tjetër do të vijojmë me rritjen e notës mesatare”  

– Është hequr nota mesatare për degë të zbatuara në talent, Artet dhe Sportet.

– Është hequr nota mesatare për pranimet e studentëve nga trojet shqiptare jashtë Shqipërisë.


Kriteret për të pranuar këto studentë i vendos vetë Universiteti, jo Ministria e Arsimit


Regjistrimi

Në fund të korrikut hapet faza e parë e regjistrimit. Këtë vit do të jenë të trija raundet e regjistrimit në portalin U-albania. Kushdo që regjistrohet nga universiteti jashtë këtyre tre raundeve nuk merr numrin e matrikulimit.


Kush përfiton bursë?

Studentët e institucioneve të arsimit të lartë publik

- Do të ketë përgjysmim të tarifave për studentët që kanë mesatare mbi 6;

- Bursa përfitojnë studentët me notat 9 dhe 10;

- Studentët e familjeve në nevojë.



Burimi zyrtar: Oranews.tv

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 


4,083 Lexime
3 vjet më parë