MASR

Udhëzimi, nis përzgjedhja e teksteve shkollore për vitin 2021-2022

MASR ka nxjerrë tashmë udhëzimin për nisjen e procesit të përzgjedhjes së librave shkollorë të arsimit parauniversitar për vitin 2021-2022. Ky proces, sipas udhëzimit, do të fillojë më 29 mars dhe do të përfundojë më datë 2 prill të këtij viti, ndërsa ai do të zhvillohet duke respektuar rregullat antikovid.

Këtë muaj do të nisë përzgjedhja e teksteve shkollore për arsimin parauniversitar. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Arsimit, e cila sqaron se procesi do të fillojë më 29 mars dhe do të përfundojë më datë 2 prill të këtij viti, ndërsa ai do të zhvillohet duke respektuar rregullat antikovid.  


Në udhëzimin e sapo dalë nga MASR përcaktohen edhe kriteret dhe procedurat e konkurrimit dhe të përzgjedhjes. 


Në udhëzim përcaktohen edhe afatet, skema e shpërndarjes dhe pikat e shitjes së teksteve shkollore të arsimit parauniversitar. 


Drejtoritë arsimore në rrethe dhe zyra arsimore(DAR/ZA-t) duhet të blejnë drejtpërdrejtë nga shtëpitë botuese tekstet shkollore, të cilat do t’u shërbejnë shkollave për përzgjedhje dhe veçanërisht mësuesve që do të bëjnë zgjedhjet konkrete. Këto tekste blihen me fondet e buxhetit të shtetit dhe ruhen në bibliotekën e shkollës, si pronë e saj.


Kujdes!

Në udhëzimin e këtij viti të MASR për përzgjedhjen e librave shkollorë shkruhet kështu: Planet mësimore me të njëjtën renditje të temave, për çdo lëndë dhe për çdo klasë, që u zbatuan në vitin shkollor 2020-2021 në kushtet e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, nuk do të përdoren në vitin shkollor 2021-2022.





Ky është udhëzimi i plotë për përzgjedhjen e librave shkollorë për vitin e ardhshëm. 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

10,676 Lexime
3 vjet më parë