MASR

Udhëzuesi për mësimin në kushtet e shtëpisë

Njihuni me udhëzuesit e plotë për klasat virtuale që Ministria e Arsimit ka bërë publike pas mbylljes së shkollave në të gjithë vendin për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e virusit COVID-19.

Pas ndërprerjes së procesit mësimor në të gjitha institucionet arsimore publike dhe jopublike, Ministria e Arsimit ka nxjerrë udhëzuesin në lidhje me zhvillimin e mësimit në kushtet e shtëpisë. Në këtë udhëzim thuhet se mësimi në këtë mënyrë, pra në kushtet e shtëpisë ka për qëllim t’i mbajë nxënësit të angazhuar me përmbajtjen lëndore dhe përforcimin e njohurive të fituara deri tani për të mos u shkëputur nga procesi i të nxënit, deri në rifillimin e procesit mësimor të rregullt. Aty paraqiten detyrat që duhet të ndërmarrin DPAP, DRAP-të, ZVAP-të, drejtoritë e shkollave, mësuesit, prindërit si dhe nxënësit, në mënyrë që ky proces të vijojë sa më mirë. 



UDHËZUES 

PËR MËSIMIN NË KUSHTET E SHTËPISË, 

PËR SHKAK TË SITUATËS SË KRIJUAR NGA PËRHAPJA E VIRUSIT COVID-19


Në zbatim të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 26 të ligjit nr. 69/2012, datë 21.06.2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të Urdhrit të MASR-së, nr. 591, datë 09.03.2020, “Për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet arsimore publike dhe jopublike”, më poshtë jepen disa udhëzime në lidhje me mësimin në kushtet e shtëpisë.

1. Qëllimi i mësimit në kushtet e shtëpisë

Mësimi në kushtet e shtëpisë ka për qëllim t’i mbajë nxënësit të angazhuar me përmbajtjen lëndore dhe përforcimin e njohurive të fituara deri tani për të mos u shkëputur nga procesi i të nxënit, deri në rifillimin e procesit mësimor të rregullt.

2. DPAP, DRAP-të dhe ZVAP-të

  • informojnë dhe shpërndajnë në mënyrë të vazhdueshme në të gjitha shkollat çdo udhëzim dhe urdhër të MASR-së;
  • sqarojnë drejtuesit e shkollave për format e ndryshme të mësimit në kushtet e shtëpisë(ËhatsApp, e-mail, platforma online, facebook, skype, video etj.);
  • përshtatin mësimin në kushtet e shtëpisë në varësi të specifikave të zonës së tyre;
  • informojnë MASR-në lidhur me ecurinë e zhvillimit të mësimit në kushtet e shtëpisë.

3. Drejtoritë e shkollave

  • shkëmbejnë informacione nga burime zyrtare për COVID-19 dhe të mos ndikohen nga emocionet negative që shkaktohen nga keqinformimi, pasiguria dhe paniku;
  • konsolidojnë formën dhe mënyrën e komunikimit në grup të mësuesit me nxënësit dhe prindërit e tyre (ËhatsApp, e-mail, platforma online, facebook, skype, video etj.);
  • hartojnë një plan pune (kalendar) ku përcaktojnë: • përmbajtjet mësimore që mësuesit do t’u rekomandojnë nxënësve (sipas specifikave të lëndëve), bazuar në programin mësimor dhe në planifikimin e periudhës;
  • orarin e komunikimit të secilit mësues me prindërit e nxënësve dhe nxënësit (e arsimit të mesëm të lartë);
  • publikojnë në ëeb-in e shkollës përmbajtjet mësimore (video-selfie) të rekomanduara nga mësuesit, sipas temave mësimore;
  • informojnë ZVAP-në përkatëse lidhur me ecurinë e zhvillimit të mësimit në kushtet e shtëpisë.

4. Mësuesi

  • komunikon rregullisht me nxënësit dhe prindërit e tyre dhe me drejtuesit e institucionit arsimor që nxënësit duhet të jenë të angazhuar për mësimet edhe në kushtet e shtëpisë;
  • zbaton planin e punës (kalendarin) të hartuar nga drejtoria e shkollës;
  • formën dhe mënyrën e komunikimit në grup me nxënësit dhe prindërit e tyre (ËhatsApp, e-mail, platforma online, facebook, skype, video etj.) për komunikimin e përmbajtjeve/temave mësimore;
  • përcakton përmbajtje mësimore (video-selfie) që do t’u rekomandojnë nxënësve duke respektuar planin mësimor të lëndës së tyre për klasën përkatëse;
  • jep udhëzime në grupin e krijuar në lidhje me përvetësimin e përmbajtjes mësimore nëpërmjet mesazheve dhe videove të përgatitura prej tij;
  • u përgjigjet pyetjeve që i adresojnë nxënësit në lidhje me përmbajtjen/temat mësimore;
  •  jep detyra, ushtrime, lexime plotësuese, kuizze etj. për përmbajtjen/temën mësimore përkatëse në varësi të specifikave të secilës lëndë;
  • bën kujdes të mos mbingarkojë nxënësit me përmbajtjen mësimore duke u fokusuar në njohuritë kryesore dhe përforcimin e njohurive të fituara deri tani;
  • informon drejtorinë e shkollës lidhur me ecurinë e zhvillimit të mësimit në kushtet e shtëpisë.

5. Nxënësit

  • angazhohen për kryerjen e detyrave të dhëna nga mësuesit e tyre;
  • u adresojnë pyetje mësuesve të tyre për vështirësitë dhe paqartësitë që mund të kenë në lidhje me përmbajtjet/temat mësimore të rekomanduara;
  • ndjekin videot dhe mësime online të sugjeruara nga mësuesit e tyre; 
  • mund të dërgojnë detyra/ushtrime/punime të ndryshme të kryera prej tyre gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi për të marrë komente nga mësuesi dhe nxënësit e tjerë.

6. Prindërit

  • të jenë pjesë e grupeve të komunikimit me mësuesit sipas planit të përcaktuar nga drejtoria e shkollës;
  • të marrin çdo informacion që vjen nga drejtoria e shkollës dhe mësuesit përkatës;
  • të mbështesin fëmijën në mësimin në kushtet e shtëpisë duke lehtësuar marrjen e informacionit nga mësuesit.

 

Mësuesit, nxënësit dhe prindërit duhet të orientohen në këtë udhëzues për punën online në kushtet e shtëpisë. Ju mund të klikoni këtu për t’u njohur më tepër me udhëzuesin e plotë. 


(Portali Shkollor) 

13,870 Lexime
4 vjet më parë