Tema në Facebook

Uniforma te mësuesit, komentuesit pro saj por jo për përparësen e bardhë

Tema më e diskutuar e javës në faqen zyrtare të Facebook-un të portalit Shkollor qe ajo për uniformën e mësuesit, nëse këta të fundit duhet ta respektojnë apo jo mbajtjen e saj gjatë orëve të mësimit

Në faqen zyrtare të Facebook-ut të Portalit Shkollor një nga temat më të diskutuara për javën që po lëmë pas qe tema për uniformën e mësuesit, nëse veshja e përparëses së bardhë duhej të respektohej rreptësisht nga ata gjatë orëve të mësimdhënies. Tema ngjalli debate të shumta mes komentuesve. Mendimet ishin nga më të ndryshmet. 

Shumica e tyre kanë shkruar se uniforma e mësuesit duhet të mos mungojë në asnjë orë mësimi. Veshja e saj për ta tregon etikë dhe seriozitet në punë dhe se mësuesit duhet të dallojnë në klasë edhe nëpërmjet veshjes së uniformës. Disa mendojnë se veshja e mësuesit duhet të jetë serioze por jo domosdoshmërish uniformë. Ata duhet të jenë shembull për nxënësit edhe në këtë drejtim. 

Por të shumtë kanë qenë edhe komentuesit të cilët janë shprehur jo veshjes së uniformës nga mësuesit. Sipas tyre përparësja e bardhë nuk është e denjë pasi përngjan me atë të mjekëve. Disa të tjerë kanë shkruar se ajo krijon distancë të madhe dhe ashpërsi përpara nxënësve. Rëndësi sipas tyre ka performanca e mësuesve, puna që ata bëjnë, komunikimi mes kolegëve, përkushtimi dhe durimi me nxënësit. 

(Përgatiti Nanila Allkja Biçaku, Portali Shkollor) 

4,574 Lexime
4 vjet më parë