Zbardhen listat e fituesve

Universitetet shpallin fituesit, të martën regjistrimet

Sipas zëvendës ministrit të Arsimit, Gert Janaqi, aplikantët duhet t’i drejtohen portalit “U-Albania”, tek i cili do të ndjekin në kohë reale renditjen e pikëve, shanset për të fituar në fazat e ardhshme dhe procesin e regjistrimit.

Në pëputhje me afatin për shpalljen e fituesve në universitete, Ministria e Arsimit deklaron zyrtarisht se mesditën e 28 gushtit ka nisur afishimi i studentëve të rinj në fakultete.


Sipas zëvendës ministrit të Arsimit, Gert Janaqi, aplikantët duhet t’i drejtohen portalit “U-Albania”, tek i cili do të ndjekin në kohë reale renditjen e pikëve, shanset për të fituar në fazat e ardhshme dhe procesin e regjistrimit. 


“Portali aktivizohet nesër. Nëpërmjet butonit “click” te “Këndi i Maturantit” mund të hyhet me ID-në e maturantit. Është një portal që fotografon dhe tregon renditjen e fituesve në kohë reale. Nëse vija është e kuqe, kur ajo bëhet jeshile kandidati mund të regjistrohet”, deklaron Janaqi. 


Por zv. ministri u kërkon maturantëve vëmendje. 


“Brenda 48 orësh do të duhet të regjistrohen, ndryshe humbasin të drejtën për t’u regjistruar në raundin e dytë. Deri më 11 shtator ky proces do të vijojë në kohë reale. Për të gjithë ata që s’janë regjistruar për një arsye apo një tjetër do të kenë një shans të dytë. Kjo periudhë fillon më 15 shtator”, saktëson Janaqi. 


Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, përtej 7 fazave të regjistrimit, dedikuar vetëm raundit të parë të fituesve, kandidatët për studentë që kanë fituar në një degë jo shumë të preferuar, por që më vonë, sipas rendit zbritës janë shpallur fitues në një degë tjetër më të preferuar, mund të çregjistrohen më 12 shtator, e vetmja datë për këtë proces.


Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, dega: Biznes

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, dega: Financë 

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, dega: Informatikë Ekonomike

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, dega: Ekonomiks

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, dega: Administrim Biznesi (Sarandë)


Fakultetin e Mjekësisë

Mjekësi e Përgjithshme

Farmaci

Shëndet Publik


Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Biologji

Bioteknologji

Kimi

Kimi industriale dhe mjedisore

Kimi dhe teknologji ushqimore

Matematikë

Fizikë

Informatikë

Teknologji informacioni dhe komunikimi

Inxhinieri matematikë dhe informatikë

1,973 Lexime
6 vjet më parë