Arsimi i lartë

Universitetet, tarifat e shkollimit nuk do të rriten

“Na kanë ardhur kërkesat e universiteteve për tarifat e këtij viti dhe nuk ndryshon asgjë nga ato që kanë qenë vitin e kaluar. Pra, tarifat do të mbeten të njëjta. Po punojmë për të nxjerrë një akt normativ me nivelin tavan të tarifave të studentëve”

Të gjitha universitetet shtetërore u kanë qëndruar besnike tarifave të shkollimit të vitit të kaluar. Në vitin e parë shkollor ku autonomia e universiteteve zgjerohet pasi hyn në fuqi ligji i ri i arsimit të lartë, pagat e shkollimit do të jenë të njëjta. Këtë fakt e pohoi zëvendësministri i arsimit Redi Shtino.

“Na kanë ardhur kërkesat e universiteteve për tarifat e këtij viti dhe nuk ndryshon asgjë nga ato që kanë qenë vitin e kaluar. Pra, tarifat do të mbeten të njëjta. Ndërkohë ne po punojmë për të nxjerrë një akt normativ me nivelin tavan të tarifave të studentëve”, deklaroi Shtino për gazetën "Panorama".

Tarifat e shkollimit në Universitetin e Tiranës nuk do të rriten.

Universiteti i Tiranës këtë vit akademik do të pranojë 428 studentë më shumë se vitin e shkuar, pasi në total në 6 fakultetet e këtij universiteti do të ulen për herë të parë 5378 studentë.

Maturanti edhe pse mund të shpallet fitues në 5 apo 10 programe studimi, ai do të zgjedhë vetëm një program, atë që preferon më shumë. Universiteti i Tiranës nuk ka asnjë kriter përjashtues. 

Ju kujtojmë që i vetmi kriter është nota mesatare 6 e cila është përcaktuar me vendim qeverie.

Kriteret e pranimit senati i UT i ka përcaktuar që në muajin janar. 50% të pikëve kandidatët i fitojnë nga nota mesatare e gjimnazit, përfshi dhe provimet e maturës, ndërsa gjysmën tjetër të pikëve i marrin nga nota mesatare e grup-lëndëve të përcaktuara si prioritare nga çdo fakultet.

4,032 Lexime
7 vjet më parë