Matura 2017

Universiteti i Korçës publikon kriteret e pranimit

Universiteti i Korçës publikon kriteret e pranimit për programet e ciklit të parë të studimeve për vitin akademik 2017-2018.Kriteret synojnë të matin elementët cilësorë dhe sasiorë të kualifikimit arsimor të kandidatëve

Bazuar në Ligjin Nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” neni 74, pika 2, gjeni detajet e secilit program studimi, sipas propozimeve të Njësive Bazë bazuar ne nenin 25, pika 8 të ligjit të mësipërm dhe miratimit nga Senati Akademik i Universitetit “Fan S. Noli” Korçë.

Kriteret shtesë të pranimit, të paraqitura në vijim, synojnë të matin elementët cilësorë dhe sasiorë të kualifikimit arsimor të kandidatëve që do të zgjedhin këto programe. Në këtë këndvështrim, është rënë dakord që për programet e studimit Administrim Biznesi në Marketing, Administrim Biznesi në Turizëm, Menaxhim, Matematikë Fizikë, Matematikë Informatikë dhe Teknologji Informacioni, 50% të vlerësimit do ta zërë nota mesatare e llogaritur sipas VKM-së nr. 407, datë 01.06.2016 “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2016-2017” dhe 50% mesatarja e grup lëndëve të vlerësuara si të rëndësishme për vetë profilin e programit.

Për të gjithë programet e tjera të studimeve ky raport do të jetë 70%  të vlerësimit do ta zerë nota mesatare e llogaritur sipas VKM-së nr. 407, datë 01.06.2016 “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2016-2017” dhe 30% mesatarja e grup lëndëve të vlerësuara si të rëndësishme për vetë profilin e programit.

Mesatarja e grup lëndëve llogaritet si mesatare e thjeshtë e notave të grup lëndëve të marra nga kandidatët gjatë gjithë viteve të studimit në arsimin e mesëm të lartë.

Për programet e studimit “Mësuesi në Arsimin Fillor Klasa I-VI”; “Mësuesi për Arsimin Parashkollor”; “Gjuhë Angleze” dhe “Gjuhë dhe kulturë Frënge” për llogaritjen e mesatares së grup lëndëve të specifikuara do të merren parasysh edhe koeficientët e shkollave të mesme.

3,548 Lexime
7 vjet më parë