AKTIVITET

Vetëm së bashku mund t' i themi stop bullizmit

Në kuadër të ditës kombëtare të bullizmit, një projekt interesant u zhvillua në Universitetin "Marin Barleti", në shkollën "Don Bosko" Kosovë dhe në shkollën "Jeronim De Rada" Tiranë. Nën kujdesin e Donila Pipas, aktiviteti mori përmasat e duhura.

Dita kombëtare e bullizmit në Shqipëri 


Në kuadër të ditës kombëtare të bulizmit, një projekt interesant u zhvillua në Universitetin "Marin Barleti", në shkollën "Don Bosko" Kosovë dhe në shkollën "Jeronim De Rada" Tiranë. Mesazhet e përcjella, qoftë nga studentët, ashtu edhe nga nxënësit ishin mjat kuptimplote. "Vetëm së bashku mund t'i themi stop bullizmit", ishte motoja e përbashkët. Nën kujdesin e Donila Pipas, aktiviteti mori përmasat e duhura. 


Në kuadër të ditës kombëtare të bulizmit, në orën e lëndës Politikat dhe  ligjishmëria në arsim”, në programin e studimit master profesional, studentët e dhe pedagogia e  lëndës “Universiteti Marin Barleti” organizuan një  orë të hapur aktivitet. Ky projekt u bazua në prezantimin e posterave, videove me mesazh, nga studentet, për të ndërgjegjësuar cdo individ për të luftuar bulizmin që nga bankat e shkollës.


Projektet e studentëve u bënë edhe më interesante, pasi pjesë  e këtij  aktiviteti ishin edhe anketimet, videot, pikturat por edhe vizatimet e  nxënësve të  shkollës ”Don Bosko”, Kosovë dhe shkollës, “Jeronin De Rada”, Tiranë.


"VETEM SË BASHKU MUND T'I THEMI STOP BULLIZMIT", ishte motoja që shoqëroi këtë aktivitet. 


Bullizmi është një dhunë psikologjike ose fizike e ushtruar vazhdimisht nga një grup individësh kundrejt një individi tjetër. "Dhuna në mjediset e shkollës (në të gjitha format e saj) është një shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve për arsim, shëndet dhe mirëqenie. Asnjë shtet nuk mund të arrijë një edukim cilësore gjithëpërfshirës dhe të barabartë, nëse nxënësit përjetojnë dhunë apo bullizëm në shkollë"

Universiteti "Marin Barleti"

Si t’i dalloni shenjat e bullizmit?

Për të dalluar nëse fëmija juaj është viktimë e bullizmit, ju duhet të kërkoni për këto shenja:


Shenja fizike, si gërvishtje, të prera, nxirje, ankesa për dhimbje koke ose dhimbje stomaku pa shkak, gjumë i pakët, lagie të shtratit, rroba të grisura.


Shenja emocionale, si ankth, nervozizëm, distres, palumturi, të qara, tërheqje, ndryshime të papritura në sjellje, vështirësi për t’u përqendruar, zemërohet shpejt, mban sekrete, është i palumtur edhe në fundjavë.


Frikë e papritur për të shkuar në çerdhe/kopsht. Fëmija nuk dëshiron të shkojë në çerdhe/kopsht, qëndron afër edukatoreve, e ka të vështirë të bëjë pyetje ose t’u përgjigjet pyetjeve të edukatores, nuk merr pjesë në aktivitete, ulet vetëm, shmang kontaktin me sy kur e pyet për çerdhen ose kopshtin.


Shenja të tjera. Fëmija thotë se po e tallin, përqeshin, kërcënojnë, dhunojnë. Mund të flasë shpesh për një fëmijë që “sillet keq me të”.

Nxënës dhe mësues nga shkolla "Jeronim De Rada", Tiranë

Si mund ta ndihmoni fëmijën tuaj?

• Nëse dyshoni se fëmija juaj është viktimë e bullizmit, sigurojeni që do ta ndihmoni, por kjo mund të ndodhë vetëm nëse ai ju tregon se çfarë po i ndodh. Nëse fëmija juaj duket i frikësuar, përdorni libra, të cilat janë një mënyrë e sigurt dhe jokërcënuese për të hapur linja komunikimi. Ka libra që adresojnë temën e bullizmit. Kur fëmija të ketë zbuluar detajet e bullizmit që po i ndodh, qëndroni të qetë, shmangni gjykimin dhe sigurojeni që do ta ndihmoni për ta frenuar bullizmin.


• Bisedoni me mësuesen. Edhe pse në mjediset e çerdheve dhe kopshteve, ka gjithmonë të rritur të pranishëm, ata nuk mund të shohin gjithçka. Meqënëse bullistët preferojnë të godasin kur të rriturit nuk shohin, është me rëndësi që të flisni me edukatoren e fëmijës suaj dhe ta vini në dijeni për situatën, që ajo të bëhet më vigjilente.


• Përfitoni nga “dyert e hapura”. Nëse në çerdhen ose kopshtin e fëmijës suaj, ju lejohet që të merrni pjesë gjatë aktiviteteve ditore, përfitoni nga kjo dhe përfshihuni për të vëzhguar çfarë ndodh.


• Lini një takim me prindër. Bullizmi shpesh mësohet nga përvojat në shtëpi, si dhuna familjare, shfaqjet e papërshtatshme në televizor ose sharjet nga vëllezërit/motrat. Punoni me stafin për të lënë një takim me prindërit e fëmijëve bullistë për të diskutuar mbi sjelljen, por mos u habisni nëse ata janë jobashkëpunues ose mohues.


• Mbrojeni fëmijën. Jepini fëmijës mjetet e duhura për t’u përballur me bullistin. Mësojeni që t’i dalë zot vetes, ta shohë bullistin në sy, t’i tregojë një të rrituri dhe të mos qëndrojë vetëm. Ju mund ta fuqizoni fëmijën tuaj edhe duke bërë lojë me role me të, që ai të praktikojë përgjigjet e duhura. Fëmijët me besim te vetja kanë më pak gjasa që të bëhen shënjestër e bullistëve, ndaj duhet të gjeni mënyra për të rritur vetëvlerësimin e tij. Ju mund ta ndihmoni atë që të krijojë miqësi jashtë çerdhes ose kopshtit dhe të përfshihet në aktivitete që ia shtojnë vetëvlerësimin.


• Largojeni nga grupi. Ndonjëherë bullizmi mund të jetë aq agresiv, saqë përpjekjet që mund të bëni mund të rezultojnë të pasuksesshme. Nëse ndodh kjo, bisedoni me drejtuesin e institucionit për ta lëvizur fëmijën në grup tjetër.

Nxënësit e shkollës "Don Bosko", Kosovë

(Përgatiti P.Shtini; Portali Shkollor)

10,129 Lexime
4 vjet më parë