Fakt-aktualitet

Vëzhgim/ Prindërit dhe mësuesit kërkojnë të dëgjohen mbi çështjet arsimore!

Në komentet e prindërve dhe mësuesve në Portalin Shkollor, vërehen dita-ditës të njëjtat shqetësime, të njëjta ankesa, të përsëritua, me shpresën e një dëgjese dhe ndryshimi. Prindërit kanë nevojë të dëgjohen. Mësuesit kanë nevojë të dëgjohen.

Globalizmi i ka lidhur shtetet përmes pajisjeve teknologjike dhe shkëmbime shkencore, duke krijuar gradualisht një kulturë të madhe e të përbashkët të njeriut dhe inteligjencës artificiale. Përpos të mirave lehtësuese, faktori i teknologjisë shikohet nga shumë qytetarë me efekt rëndues, madje i rrezikshëm. Këto shqetësimi nuk ekzistojnë vetëm në vendin tonë. Shumë prindër në shtete të zhvilluara vendosin t'i ndalojnë fëmijët të përdorin pajisje teknologjike. A është e duhur kjo politikë frenuese? A duhet që fëmijët të mbrohen dhe privohen nga telefoni, kompjuteri, lojërat virtuale dhe kurrikulat e kodimit? 


Mësuesit nga vende të ndryshme të botës u kanë shkruar letra institucioneve arsimore që trajtojnë diskutimin e teknologjisë tek nxënësit:



Ne bordi i mësuesve!

Jemi vënë në dijeni nga një nënë, që fëmija i saj nuk përdor kompjuterin gjatë studimit. Nëna është e shqetësuar se kompjuterin lëshon rrezatim të dëmshëm për vajzën e saj. Kështu, nëna kërkon nga bordi i shkollës që të printojë detyrat dhe informacionet nga interneti dhe t’ia jepë nxënëses ti plotësojë me shkrim dore, dhe jo virtualish. Zonja e ka marrë këtë vendin pa u konsultuar me mësuesit dhe pa takuar drejtorin. Çfarë duhet të bëjnë mësuesit në këto raste?


Të nderuar Mësues!

Lëshimi i rrezeve të dëmshme nga pajisjet teknologjike mbetet opinion, pa fakte të dokumentuar. Ne e vlerësojmë shqetësimin e një prindi për shëndetin e fëmijës së tyre. Duhet të kuptojmë se ka një ndryshim mes prindërve që mbrojnë dhe përpiqen të diskutojnë dhe atyre prindërve që tregojnë sjellje agresive, ballafaquese, dhe jo bashkëpunuese. Roli i teknologjisë ka qëllim ndihmues dhe lehtësues. Me të drejtë mësuesit shqetësohen. E mira dy paleshe është një dëgjesë aktive mes prindërve të shqetësuar dhe bordit të shkollës. Takime të tilla bëhen për ecurinë arsimore të nxënësve. Urat e bashkëpunimit janë element kyç drejt eliminimit të barrierave. Mes kërkesave listoni çfarë është më e mira për nxënësit dhe studentët. Imagjinoni se si mund të ndihet nxënësi, si do të ndikojë në edukimin e tij veçimi nga e shokët të cilët përdorin pajisjet teknologjike. Organizoni takime të vazhdueshme dhe përcaktoni të mirat dhe problemet që duhet të zgjidhen mes prindërve dhe mësuesve. 




Ne Bordi i Mësuesve!

Mësimi i anglishtes në shumë klasa ka dalë jashtë kontrollit. Nxënësit flasin pa radhë, pa edukatë, preferojnë të mos ndjekin udhëzimet, vijnë të papërgatitur. Vetëm një pakicë i bën detyrat e shtëpisë. Vazhdimisht e gjej veten duke e ngritur zërin, pasi nuk dëgjohem mjaftueshëm. Kështu nuk vazhdohet! Si mësues me përvoja të gjata në arsim, ndihem këtë vit më shumë se kurrë i lodhur dhe i rraskapitur. Nxënësit e mi të klasës së 7-të dhe të 8-të kanë një sjellje më të keqe krahasuar me çdo vit më parë. Çfarë duhet të bëj?


Të nderuar Mësues!

Pajtohemi me vështirësinë e mësimdhënies në një klasë kaotike. E kuptojmë se motivimi bie dhe ju mund të ndiheni të demoralizuar kur ndihet sikur po punon shumë dhe nuk i sheh rezultatet që dëshiron. Krijimi i një klase pozitive dhe gjithëpërfshirëse kërkon planifikim dhe këmbëngulje. Ia vlen të investohen pasi i gjithë mësimi është i ndërtuar mbi bazën social-emocionale. Bazohuni tek tre hapat e Mbështetjes e Ndërhyrjes Pozitive të Sjelljes: në respekt, përgjegjësi dhe respekt. Përfshirja e zërit dhe perspektivës së studentëve do të rrisë vëmendjen e tyre gjatë orës mësimore. Hartoni projekte të vogla në klasë duke i nxitur nxënësit të bashkëpunojnë. Kur nxënësit punojnë bashkë, mësuesi ka më lehtësi, duke qarkulluar, vëzhguar, ndarë mendime dhe udhëzime specifike. 





Po në vendin tonë, sa zgjidhje marrin këto çështje arsimore?


Nisur nga aktualiteti dhe rëndesa e kurrikulave arsimore dhe mungesës së infrastrukturave bazike, prindërit dhe mësuesit janë aleatë të ngushtë në identifikimin e problemeve në arsim. Ankesat dhe letrat e mësuesve nuk marrin mbështetjen e kërkuar. Në komentet e prindërve dhe mësuesve në Portalin Shkollor, vërehen dita-ditës të njëjtat shqetësime, të njëjta ankesa, të përsëritua, me shpresën e një dëgjese dhe ndryshimi. Nëse në shtetet e zhvilluara, prindërit diskutojnë mbi kompjuterët që lëshojnë rreze të dëmshme, në Shqipëri, kompjuterët janë luks i kërkuar. Nëse në shtetet e tjera jepen projekte që organizojnë klasat drejt edukimit të shëndetshëm, në Shqipëri nxënësit janë të frustruar nga numri i lartë i detyrave dhe projekteve. Prindërit kanë nevojë të dëgjohen. Mësuesit kanë nevojë të dëgjohen.  Çfarë mbetet për tu riparuar, janë urat e komunikimit mes bordeve të mësuesve dhe institucioneve arsimore.



Burimi:weareteachers.com


Përgatiti: Xhoana Jaku

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,700 Lexime
1 vit më parë