Paralajmërimi

Viti i ri akademik 2021-2022 nis më 11 tetor, vaksinimi mund të bëhet i detyrueshëm për këdo që hyn në auditore

Vaksinimi i studentëve mund të bëhet i detyrueshëm kur të futen në auditore, në mënyrë që të shmanget përpahapja e Covid 19. Paralajmërimi ka ardhur nga Kryeministri Rama në prani të ministres Kushi, teksa kjo e fundit e ka konfirmuar lajmin më pas nëpërmjet një postimi në Facebook.

Vaksinimi i studentëve mund të bëhet i detyrueshëm kur të futen në auditore, në mënyrë që të shmanget përpahapja e Covid 19 si dhe të mundësohet mbrojtja nga virusi i rrezikshëm. Këtë gjë e ka deklaruar Kryeministri Edi Rama. 


Teksa inspektoi Rezidencën Studentore Universitare nr. 2, Rama u shpreh kjo mund të vijë si pasojë e rritjes në masë të rasteve të reja si dhe të fataliteteve. Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se edhe pedagogët duhet të vaksinohet, në të kundërt të tërhiqen nga pozicioni i tyre.


“Do vijë momenti që vaksinimi për studentët në auditore të jetë i detyrueshëm. E pamundur që të lejojmë që të kemi një përshkallëzim të panevojshëm të numrave dhe të shkojmë në masa që kurrë nuk duhen kthehen pas. Edhe me pedagogët e njëjta gjë”, tha Rama.


Ndërkohë në një postim në faqen e saj të Facebook ministrja e MASR, Evis Kushi ka shkruar se: “Vaksinimi i studentëve është një domosdoshmëri për ecurinë normale të këtij viti të ri akademik, kur bota po përballet me shenjat shqetësuese të një vale të tretë infeksioni, për shkak të variantit Delta të koronavirusit, prandaj të gjithë studentët duhet të mbajnë qysh sot parasysh, se në varësi të numrave epidemiologjikë vaksinimi mund të kthehet i detyruar për këdo që hyn në auditore”

Kujtojmë se vitit i ri akademik 2021-2022 do të nis më 11 tetor.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

7,081 Lexime
2 vjet më parë