MASR

Viti ri shkollor 2021-2022/Ministrja Kushi mesazh urimi për nxënësit: Angazhohemi për një vit sa më të mbarë e të suksesshëm

Nëpërmjet një video-mesazhi për fillimin e vitit shkollor, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u është drejtuar me një urim të gjithë nxënësve.

Nëpërmjet një video-mesazhi për fillimin e vitit shkollor, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u është drejtuar me një urim të gjithë nxënësve.

 "Kënaqësia më e madhe për mua është që ju nesër do të nisni vitin e ri shkollor dhe do t’i mbushni klasat tuaja me gjallëri dhe dashuri." - shprehet ministrja. 

Ajo thekson se në të gjitha shkollat janë marrë masat që ky vit shkollor të jetë sa më i mbarë. 


"Kjo zyrë më shumë se sa e imja është e juaja dhe do të jetë gjithmonë e hapur për çdo nevojë apo shqetësim tuajin," - u thotë ministrja Kushi nxënësve të klasave të ndryshme që kanë vizituar ministren në zyrë. 

Ajo u bën thirrje nxënësve që t'i kushtojnë kujdes maksimal masave anti-Covid.


"Siguria dhe shëndeti juaj është elementi më i rëndësishëm për të gjithë ne, prandaj lutja ime për ju është që t’i respektoni të gjitha masat në shkollë,"- nënvizon Kushi.


Në video-mesazh kanë përcjellë mesazhe të veçanta edhe nxënës të klasave dhe shkollave të ndryshme. Ruajtja e higjienës dhe mbajtja e maskave, ishte një prej mesazheve, ndërkohë që janë përcjellë edhe disa nga risitë që vijnë këtë vit për herë të parë në shkolla, si anglishtja për klasat e para, arti e zejet, apo klasat sportive. Ndërkohë që edhe nisma "Librat Falas", vlera e periudhës së mësimit plotësues që nisi më 1 shtator, mesazhi i maturantit, si dhe rëndësia e kushteve të mira në shkolla për mbarëvajtjen e mësimnxënies, ishin ndër mesazheve të nxënësve.


Linku i publikimit:https://www.facebook.com/kushievis/videos/188184066723261/



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,368 Lexime
2 vjet më parë