Zgjedhjet në universitete

Zbardhet lista zyrtare, ja emrat që garojnë për Universitetin e Tiranës

Kur kanë mbetur vetëm dy javë larg zgjedhjeve për krerët e rinj të universiteteve, gazeta zbardh listën zyrtare me emrat që garojnë për të zënë një post drejtues në universitetin më të madh në vend, atë të Tiranës

Rektorati i UT-së vë përballë dy profesorë të shquar, aktualisht dekanë: Klodeta Dibra te Gjuhët e Huaja dhe Mynyr Koni nga Shkencat e Natyrës, të cilët ditët e fundit kanë intensifikuar fushatën elektorale të nisur që në mesin e muajit mars.

Për dekanatet e gjashtë fakulteteve të Universitetit të Tiranës luftojnë dekanë që dëshirojnë një mandat të dytë, zëvendës dekanë apo shefa departamentesh që dëshirojnë të ndërmarrin më tepër përgjegjësi e të rriten në karrierë.

Përballja më e ashpër pritet të jetë në Fakultetin e Histori- Filologjisë, ku dy pedagoge kandidojnë për ta drejtuar atë. Dhurata Shehri, shefe e departamentit të Letërsisë, në rast se rezulton fituese, do të ndërrojë postet me dekanin aktual Shezai Rrokaj, i cili zbret në bazë për të drejtuar departamentin, në pamundësi për të kandiduar për të tretën herë. Por Shehri duket se nuk do ta ketë të lehtë të fitojë betejën, pasi ka përballë profesoreshën e Historisë Valentina Duka, që është nr. 2 në dekanat.

Një tjetër përballje e fortë do të ndodhë edhe te Fakulteti i Drejtësisë. Dekani aktual Altin Shegani që tenton drejt një mandati të ri rivalizohet nga pedagogu i hershëm i këtij fakulteti Artan Hoxha, pjesë e grupit të ekspertëve që po asistojnë për Reformën në Drejtësi.

Shkencat Sociale gjithashtu vënë përballë dy profesorë të asociuar, zëvendës rektorin Edmond Rapti dhe përgjegjësin e departamentit të Punëve Sociale, Edmond Dragotin. Dekani Theodhori Karaj zyrtarisht ka nisur garën për shef departamenti.

Po ashtu, edhe Aleksandër Koçani, i cili momentin e fundit hoqi dorë nga kandidimi për dekan, shpall kandidaturën për të drejtuar departamentin e Shkencave Politike. Dy shefa departamentesh, Esmeralda Kromidha dhe Artur Sula, janë në garë për postin që mban aktualisht kandidatja për rektore, Dibra.

Dhori Kule, rektori i UT-së (edhe për pak ditë), i penalizuar nga rregullorja e re e universiteteve, e cila nuk lejon një rektor të qëndrojë për më shumë se dy mandate, ka menduar të marrë postin që e ka mbajtur dikur për gati një dekadë, atë të dekanit të Fakultetit Ekonomik. Ndërsa Sulo Haderi, dekani aktual, pasi hoqi dorë nga synimet për rektoratin, synon të drejtojë departamentin e Ekonomiksit.

Shkencat Sociale

Për dekan

·        Prof.asc. EdmondDragoti, pedagog shef i departamentit të Punëve Sociale

·        Prof.asc. EdmondRapti, shef i departamentit Psikologji-Pedagogji

1.     Departamenti iPunës dhe Politikës Sociale

·        Prof.asc. Rudina Rama

2.     Departamenti i Filozofisë

·        Phd. Alment Muho

3.     Departamenti i Shkencave Politike

·        Prof.dr. Aleksandër Kocani

·        Prof.asc. Merita Xhumari

4.     Departamenti i Psikologji-Pedagogjisë

·        Prof.dr. Theodhori Karaj

·        Phd. Blerta Bodinaku

·        Prof.asc. Zenel Orhani

 Histori-Filologji

Për dekan:

·        Prof.dr. Dhurata Shehri

·        Prof.dr. Valentina Duka

1.     Departamenti i Gjuhës

·        Prof.dr. Shezai Rrokaj

2.     Departamenti i Letërsisë

·        Prof.Dr Adem Jakllari

·        Prof.as.Dr Lili Sula

·        Prof.as.Dr Vjollca Osja

3.     Departamenti i Historisë

·        Prof.as.dr. EvaTafili

·         Prof.dr. Petrit Nathanaili

4.     Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit

·        Prof.as.dr. Mark Marku

5.     Departamenti i Gjeografisë

·        Prof.as.dr. Romeo Hanxhari

6.     Departamenti i Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore

·        Prof.as.dr. Lorenc Bejko

Gjuhët e Huaja

Për dekanë

·        Prof.dr. Esmeralda Kromidha

·        Prof.dr. Artur Sula

1.     Departamenti i Gjuhës Angleze

·        Prof. as. dr. Leonard Danglli

·        Prof. dr. Shpresa Delija

·        Prof. as.dr. Ukë Buçpapaj

·        Prof. dr. Viktor Ristani

2.     Departamenti i Gjuhës Frënge

·        Prof.dr. Eldina Nasufi

·        Prof.dr. Saverina Pasho

3.     Departamenti i Gjuhës Italiane

·        Prof.as.dr. Diana Kastrati

4.     Departamenti i Gjuhës Gjermane

·       Dr. Sonila Sadikaj

5.     Departamenti i Gjuhës Spanjolle

·        Prof. As. dr. Anasatasi Prodani

·        Dr. Erida Ajazi

6.     Departamenti i Gjuhës Sllave e Ballkanike

·        Prof.as.dr. Sofia Delijorgji

Ekonomiku

Për dekan

·        Prof. dr. Dhori Kule

·         Prof. dr. Areti Stringa

1.     Departamenti i Ekonomiksit

·        Prof.dr. Sulo Haderi

·        Prof.dr. Tonin Kola

2.     Departamenti Marketing-Turizmit

·        Prof.dr. Vjollca Panajoti

·        Prof.dr. Vjollca Bakiu

3.     Departamenti i Menaxhimit

·        Prof. Dr. Shyqyri Llaci

4.     Departamenti i Financës

·        Prof.as.dr. Edlira Luçi

5.     Departamenti i Kontabilitetit

·        Prof.dr. Ingrita Shuli

Drejtësia

Për dekan

·        Prof.dr. Altin Shegani

·        Prof.dr. Artan Hoxha

1.     Departamenti i së Drejtës Penale

·        Prof. dr. Skënder Kaçupi

2.     Departamenti i së Drejtës Civile

·        Prof. dr. Zhaklina Peto

3.     Departamenti i së Drejtës Publike

·        Prof. Asc.dr. Kristinka Jançe

·        Prof. Asc.dr. Mirela Bogdani

Shkencat e Natyrës

Për dekan:

·        Prof. Spiro Drushku

·        Prof. Anila Paparisto

1.      Departamenti i Biologjisë

·        Prof. Lulëzim Shuka

·        Prof. Mirela Lika

2.     Departamenti i Bioteknologjisë

·        Prof. Klementina Puto

3.     Departamenti i Fizikës

·        Prof. Artan Boriçi

·        Prof. Polikron Dhoqina

4.     Departamenti i Kimisë

·        Prof. Majlinda Vasjari

·        Prof. Elda Marku

5.     Departamenti i Kimisë industriale

·        Prof. Ilirjan Malollari

·        Prof. Rozana Troja

6.     Departamenti i Informatikës

·        Prof. as. dr. Endrit Xhina

·        Prof. as. dr. Alda Kika

7.     Departamenti i Matematikës

·        Prof. Artur Baxhaku

8.     Departamenti i Matematikës së aplikuar

·        Prof. Fatmir Hoxha

9.     Departamenti i QKKF

·        Prof. Alfred Mullai

Senati Akademik i UT

Lista e studentëve

Rea Kotani

Kristian Kina

Dejana Kallogjeroviç

Klevi Pojana

Aldo Hoxha

Emiljano Dervishi

Ardit Krashi

Krisitian Nikleaj

Klement Vatoci

Ersion Meçuli

Lorena Cadri

Armand Myftari

(Nga Besarta Basha, Panorama)

2,691 Lexime
8 vjet më parë