URDHËRI I MASR

Zëvendësimi i orëve mësimore të humbura pas tërmetit, ja datat

Më poshtë do të gjeni të gjitha datat se kur do të zëvendësohen orët mësimore të pazhvilluara si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar e Ministrisë së Arsimit Rinisë dhe Sporteve është njoftuar për zëvendësimin e orëve mësimore të humbura pas tërmetit që ra më 26 nëntor 2019.  


Në një urdhër të posaçëm që kjo drejtori ja ka shpërndarë DRAP-ve dhe ZVAP-eve, për institucionet arsimore publike dhe private janë caktuar datat për çdo ditë mësimore të humbur në atë periudhë. 

Më konkretisht datat për zëvendësimin e orëve mësimore të humbura pas tërmetit janë këto: 


-Dita e punës 26 nëntor 2019 e caktuar ditë pushimi sipas këtij urdhri, do të zëvëndësohet ditën e hënë më datë 16 mars 2020 në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. 


-Ditët e punës të caktuara ditë pushimi, tri ditë, në shkollat e varësisë së ZVAP-ve Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Kamëz dhe Kavajë do të zvëndësohen në datat

• 25 janar 2020

• 29 shkurt 2020

• 16 mars 2020 


-Ditët e punës të caktuara ditë pushimi, pesë ditë, sipas urdhrit në shkollat e varësisë të ZVAP-ve Tiranë, Durrës, Vorë, Kurbin, Shijak dhe Krujë do të zëvendësohen në datat:

• 25 janar 2020

• 15 shkurt 2020

• 29 shkurt 2020 

• 16 mars 2020

• 28 mars 2020

(KaltraTafani, Portali Shkollor) 

4,716 Lexime
4 vjet më parë