
Zjarr në shkollën “Emin Duraku”, pezullohet mësimi
Mëngjesin e sotëm ka rënë një zjarr në kabinën elektrike në shkollën “Emin Duraku” në kryeqytet, çka ka shkaktuar edhe pezullimin e mësimit
Mëngjesin e sotëm ka rënë një zjarr në kabinën elektrike në shkollën “Emin Duraku” në kryeqytet, çka ka shkaktuar edhe pezullimin e mësimit. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe ato zjarrëfikëse që bënë të mundur normalizimin e situatës.
Mësohet se nxënësit në këtë shkollë gjatë dimrit janë ngrohur me anë të kaloriferëve dhe rezistencave dhe kjo dyshohet se ka shkaktuar mbingarkesë. Drejtuesit e shkollës kanë thënë se mësimi i turnit të dytë do të vijojë normalisht.
Zjarri nuk ka qenë i përmasave të mëdha, por tymi është përhapur në të gjithë shkollën, duke bërë që mësimi të pezullohet për turnin e parë.
Shkolla “Emin Duraku” ndodhet në zonën e Tiranës së Re pas stadiumit “Selman Stermasi”.
Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?
Mirela Kumbaro emërohet Ministre e Arsimit
Prof. As. Dr. Teuta Toska: Shkollat po ngulisin gabime drejtshkrimore në fasadat e tyre