
Zv/ministrja informoi për procesin e rishikimit të teksteve shkollore
Drejtorët u ftuan për bashkëpunim të hapur në organizimin e këtij procesi brenda komunave të tyre, me qëllim të grumbullimit të sygjerimeve e informatave nga ana e mësimdhënësve
Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Anila Statovci Demaj, në cilësinë e kryesues së Këshillit për Planprograme dhe Tekste Shkollore, ka mbajtur sot një takim me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, si dhe me drejtorët e tetë shkollave të arsimit fillor.
Qëllimi i këtij takimi ishte informimi i plotë i drejtorëve për procesin e rishikimit të teksteve ekzistuese shkollore për klasat 1 - 9. Zv/ministrja Statovci Demaj prezantoi gjithë procesin e deritanishëm, bashkë me instrumentet e dizajnuara nga ekspertët për mbledhjen e informatave nga aktivi i mësimdhënësve.
Drejtorët u ftuan për bashkëpunim të hapur në organizimin e këtij procesi brenda komunave të tyre, me qëllim të grumbullimit të sygjerimeve e informatave nga ana e mësimdhënësve.
Në anën tjetër, drejtorët komunal të arsimit u shprehën mirënjohës për këtë proces të shumëpritur tash e sa kohë dhe ofruan bashkëpunimin e mësimdhënësve si ekspertë funksionalë në rishikimin e teksteve shkollore.
Te shkencat regjistrohen vetëm 27 studentë! Fizika, Matematika dhe Kimia rrezikojnë mbylljen
Të drejtat dhe detyrat e nxënësve, mësuesve e prindërve
Rritja e pagave, sa është dhe sa do të bëhet rroga e mësuesve nga 1 janari