Zyrtare, anulohet testimi i mësuesve në rrethe
Zyrtarizohet vendimi i Ministrisë së Arsimit për të anuluar testimin e aftësive për mësuesit e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare në rrethe
Zyrtarizohet vendimi i Ministrisë së Arsimit për të anuluar testimin e aftësive për mësuesit e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare në rrethe. Pas dilemash për ta zhvilluar ose jo provimin që do të testojë aftësitë menaxheriale të arsimtarëve në rrethe, MAS vendos përfundimisht anulimin e tij. Lajmi u publikua nga gazeta e përditshme “Shqip”.
Zyrtarisht nuk dihen arsyet që çuan Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në marrjen e këtij vendimi.
Rreth dy javë përpara se Instituti i Zhvillimit të Arsimit të kishte gati rezultatet e provimit të zhvilluar për mësuesit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Tiranës, në MAS është diskutuar mundësia për anulimin e tij në vijim.
Për aq kohë sa rezultatet e testimit nuk kanë për qëllim rritje të pagës sipas vlerësimit apo shkarkime për të dobëtit, zyrtarët e MAS-it, pas konsultimeve me ekspertët e arsimit, ishin në dilemë nëse kjo nismë do të vazhdonte apo do të mbaronte këtu.
Kalendari dhe listat e kandidatëve për Portalin "Mësues për Shqipërinë" 2024
320 mësues të dedikuar për këshillimin e karrierës, Manastirliu: Element kyç për evidentimin e prirjeve dhe orientimin e nxënësve drejt arsimit profesional
Arsimi professional/ Gonxhja: Rekord regjistrimesh në shkollat profesionale