
Matura 2025/ Veprat letrare, analiza dhe materiale të gatshme nga Portali Shkollor për provimin e Letërsisë
Veprat letrare për Letërsinë, Matura 2025, paraqiten në formë tabele me autorë shqiptarë dhe të huaj, si dhe udhëzime për analizë. Klikoni në fjalët e etiketuara për teste, leksione dhe lexime të komentuara nga Portali Shkollor i Albas.
Përgatitja për provimin e Letërsisë në Maturën Shtetërore 2025 kërkon një njohje të thelluar të veprave letrare të përzgjedhura, si nga autorë shqiptarë ashtu edhe nga autorë të huaj. Më poshtë, në formë tabele, paraqiten autorët dhe veprat përkatëse, të cilat nxënësit duhet t’i lexojnë dhe analizojnë me kujdes.
Në këtë përmbledhje janë përfshirë edhe udhëzime të dobishme për çdo vepër: çfarë duhet të keni parasysh gjatë përgatitjes, temat kryesore, mesazhet, stilet dhe elementët e analizës letrare.
Në fjalët e etiketuara "Kliko këtu” do të gjeni:
- teste të përgatitura,
- leksione ndihmëse,
- lexime të komentuara dhe analiza modeli,
të hartuara posaçërisht nga Portali Shkollor i Albas për të lehtësuar procesin tuaj të studimit.
Cikli i Kreshnikëve Cikli i Kreshnikëve, si pjesa më rëndësishme e epikës shqiptare. Rëndësia e Ciklit të Kreshnikëve për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve.Vlerat artistike të Ciklit të Kreshnikëve. | Cikli i Kreshnikëve Nxënësi: ·vlerëson rëndësinë e Ciklit të Kreshnikëve për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve; ·interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të Ciklit të Kreshnikëve. |
---|---|
Homeri - "Iliada" Rëndësia e Homerit në letërsinë e mëvonshme. | Homeri - “Iliada” Nxënësi: ·vlerëson rëndësinë e Homerit në letërsinë e mëvonshme; Kliko këtu ·interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të poemës "Iliada". Kliko këtu |
Eskili - "Prometeu i mbërthyer" Tiparet dalluese të krijimtarisë së Eskilit. | Eskili - “Prometeu i mbërthyer” Nxënësi: ·interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të tragjedisë "Prometeu i mbërthyer". Kliko këtu ·analizon tiparet dalluese të krijimtarisë së Eskilit. Kliko këtu |
Aligeri - "Ferri" Rëndësia e kësaj vepre. | Dante Aligeri - “Ferri” Nxënësi: ·interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të Ferrit; Kliko këtu ·analizon vlerat, strukturën, filozofinë dhe rëndësinë e “Ferrit” Kliko këtu Kliko këtu |
Shekspiri “Hamleti” Rëndësia e Shekspirit në letërsinë botërore | Shekspiri - “Hamleti” Nxënësi: ·interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të veprës “Hamleti”; Kliko këtu ·vlerëson rëndësinë e krijimtarisë së Shekspirit në letërsinë botërore. Kliko këtu Kliko këtu |
Gëte - "Fausti" Rëndësia e Gëtes në historinë shpirtërore dhe letrare të Gjermanisë dhe të Europës. | Gëte - “Fausti” Nxënësi: ·vlerëson rëndësinë që ka krijimtaria e Gëtes në letërsinë gjermane dhe më gjerë; Kliko këtu ·interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson tragjedinë “Fausti”. Kliko këtu dhe këtu Kliko këtu |
Hygo - "Katedralja e Parisit" Hygoi si prijës i romantizmit. | Hygo - “Katedralja e Parisit” Nxënësi: ·vlerëson rolin e Hygoit në letërsinë romantike dhe në letërsinë e mëvonshme franceze; Kliko këtu ·interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson romanin “Katedralja e Parisit” Kliko këtu |
De Rada - "Këngët e Milosaos" Roli dhe rëndësia e De Radës në letërsinë arbëreshe të Rilindjes. | De Rada - “Këngët e Milosaos” Nxënësi: ·vlerëson rolin dhe rëndësinë e De Radës në letërsinë arbëreshe të Rilindjes; ·interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson poemën “Këngët e Milosaos”; Klikoni këtu ·dallon tiparet e romantizmit që gjejnë shprehje në veprën e De Radës. Klikoni këtu |
N. Frashëri - "Lulet e verës" Naim Frashëri, figura më përfaqësuese e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Kontributi i tij në çështjen kombëtare, si dhe në gjuhën e në letërsinë shqipe. | N. Frashëri - “Lulet e verës” Nxënësi: ·vlerëson kontributin e Naim Frashërit në çështjen kombëtare dhe në lëvrimin e gjuhës shqipe; ·dallon tiparet e romantizmit që gjejnë shprehje në veprën e Naim Frashërit; ·interpreton, analizon dhe vlerëson poezitë e vëllimit poetik “Lulet e verës”. |
Balzak - "Xha Gorio" Rëndësia e veprës së Balzakut në epokën e prozës realiste. | Balzak - “Xha Gorio” Nxënësi: ·analizon dhe vlerëson rëndësinë e veprës së Balzakut në letërsinë franceze dhe më gjerë; Kliko këtu ·interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson “Xha Gorio”; Kliko këtu ·identifikon karakteristikat e personazhit realist në këtë roman.Kliko këtu |
Franc Kafka - "Metamorfoza" Faktorët objektivë historikë që ndikuan në veprën e Kafkës. Qëndrimi i Kafkës ndaj vetmisë, zhgënjimit, tjetërsimit njerëzor, vdekjes. Veçoritë kryesore të krijimtarisë së Kafkës. Stili i Kafkës. | Franc Kafka - “Metamorfoza” Nxënësi: ·analizon faktorët objektivë historikë që ndikuan në veprën e Kafkës; ·interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson novelën “Metamorfoza”. Klikoni këtu |
Lasgush Poradeci - "Ylli i zemrës" Poeti modern i shqipes. Vendlindja dhe dashuria në jetën e Poradecit. Mbështetja në trashëgiminë poetike të Naimit dhe në letërsinë moderne të Europës. | Lasgush Poradeci - “Ylli i zemrës” Nxënësi: ·analizon risitë dhe origjinalitetin që solli Poradeci në poezinë shqipe; Kliko këtu ·analizon motivet kryesore të poezisë së Poradecit; ·veçon dhe gjykon ndikimet që pati Poradeci nga krijimtaria e Naim Frashërit dhe nga poezia moderne e Evropës; ·interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin poetik “Ylli i zemrës”. Kliko këtu |
Migjeni - "Novelat e qytetit të veriut" dhe "Vargjet e lira" Fryma e re që solli Migjeni në letërsinë shqipe (në formë dhe në përmbajtje), si p.sh.: shkëputja nga tradita, temat e ndaluara, vargu i lirë, shembja e kulteve politike, fetare etj. Njeriu në letërsinë e Migjenit (jeta në situata ekzistenciale). | Migjeni - “Novelat e qytetit të veriut” dhe “Vargjet e lira” Nxënësi: ·vlerëson frymën e re që sjell Migjeni në letërsinë shqipe (në formë dhe në përmbajtje), si p.sh.: shkëputjen nga letërsia pararendëse, ·trajtimin e temave tabu, vargu i lirë etj.; ·portretizon njeriun në krijimtarinë e Migjenit, duke e krahasuar edhe me krijimtarinë e letërsisë së mëparshme, por edhe me letërsinë e kohës së tij; ·interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin në prozë “Novelat e qytetit të veriut”; ·interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin poetik “Vargjet e lira”. Klikoni këtu |
Dritëro Agoll - "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo" Risitë që solli Agolli në letërsinë shqipe. | Dritëro Agolli - “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” Nxënësi: ·analizon risitë që solli Agolli në letërsinë shqipe; ·interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. Klikoni këtu |
Ismail Kadare - "Pallati i ëndrrave" Vendi që zë Kadare në letërsinë shqipe. Bota shqiptare në veprën e Kadaresë. | Ismail Kadare - “Pallati i ëndrrave” Nxënësi: ·veçon dhe analizon risitë që sjell Kadare në letërsinë shqipe; ·interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson romanin “Pallati i ëndrrave”. Kliko këtu |
Azem Shkreli - "Lirikë me shi" Risitë që solli Shkreli në letërsinë shqipe. Tiparet e poezisë së Shkrelit. | Azem Shkreli “Lirikë me shi” Nxënësi: ·analizon dhe vlerëson risitë që solli Shkreli në poezinë shqipe; ·përcakton tiparet e poezisë së Shkrelit, si dendësia e mendimit, mjeshtëria e vargut dhe frazës poetike, çlirimi i unit lirik etj.; ·interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin poetik “Lirikë me shi”. |
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Çelësi i fondit të pyetjeve të Biologjisë për provimin e Informatizuar të Mjekësisë 2024-2025
Modele testi për provimin e pranimit në Universitetin e Mjekësisë
Testet model të Maturës Shtetërore 2025