Programi “Pas Shkolle”: Reforma që sjell siguri dhe qëndrueshmëri në arsimin parauniversitar
Fiqiri Çifliku përshkruan propozimin e znj. Evis Kushi, anëtare e Komisionit të Edukimit, për zyrtarizimin e programit “Pas Shkolle” në ligjin 69/2012, që unifikon aktivitetet jashtë orarit, financohet për 925 klasa dhe përmirëson pagat e mësuesve, duke sjellë siguri e qëndrueshmëri.
Nga Fiqiri Çifliku, ekspert arsimi
Në datë 3 mars 2026, u diskutua në Komisionin e Edukimit propozimi i znj. Kushi, i cili lidhej me disa aktivitete që zbatohen në shkolla si projekte, por që deri më tani ishin të parregulluara me ligj. Ky është një zhvillim i rëndësishëm, sepse synon të sjellë një reformë të plotë në sistemin arsimor parauniversitar që lidhet me zgjatjen e orarit të qëndrimit të nxënësve në shkolla pas përfundimit të mësimit. Më vjen mirë që kam qenë në të njëjtën gjatësi vale me znj. Evis Kushi dhe gjej rastin ta falënderoj publikisht për qëndrim e saj në favor të shkollës, nxënësve dhe mësuesve. Propozimi vjen si përgjigje e nevojshme për të unifikuar programet ekzistuese dhe për të krijuar një mjedis më të sigurt e të qëndrueshëm për mësuesit dhe nxënësit. Pak ditë më parë kam publikuar një shkrim; “Reforma që ha vetveten”, që lidhej me Projekti i 30 shkollave që do të ofrojnë ushqim.
Të gjithë e dimë se arsimi shqiptar vuan nga mungesa e mjediseve për krijimtari, nga ngarkesa e tepërt dhe shpesh e pakuptimtë e mësuesve, si dhe nga pabarazitë mes shkollave urbane e rurale. Personalisht kam menduar se ky projekt ka për të mbetur “projekt pilot”, si një tjetër mekanizëm për të mbajtur mësuesit në sistem në mënyrë fiktive.
Por me propozimin që kaloi me sukses diskutimet në Komisionet Parlamentare, parashikohet shtimi u nenit 47/1 në ligjin 69/2012, “Për arsimin parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, duke zyrtarizuar programin “Pas Shkolle” si një strukturë që përfshin aktivitete jo të detyrueshme jashtë orarit mësimor. Synimi kryesor është eliminimi i fragmentimit të programeve të deritanishme si SHQK, Artet dhe Zeje apo Sporti në Shkolla, duke i shkrirë ato në një model të vetëm e të mirëfinancuar. Programi do të financohet drejtpërdrejt nga Ministria e Arsimit. Për vitin 2026 ka një fond prej 500,000,000 lekësh, që garanton mbulimin e kostove për rreth 925 klasa në nivel kombëtar. Nëpërmjet këtij ndryshimi ligjor do të sigurohet vijimësia sistemime.
përvoja dhe qëndrueshmëria e stafit të vjetër të vlerësohet dhe të mos ketë pengesa administrative në trajtimin e pagës.
Propozimi i Znj. Kushi, ka brenda edhe dimensionin human të reformës nëpërmjet dy ndryshimeve të tjera që parashikohen të miratuara sipas meje.
Përveç aspektit financiar, reforma parashikon rritjen e moshës së qëndrimit në shkollat e specializuara nga 19 në 21 vjeç për nxënësit me aftësi të kufizuara, duke u ofruar më shumë kohë për zhvillim dhe integrim.
Një pikë tjetër e rëndësishme e propozuar në projektligj është rregullimi i pagesave për stafin arsimor me diploma të sistemit të vjetër, të lëshuara para sistemit të Bolonjës. Propozimi adreson situatën e mësuesve të prekur nga vendimmarrjet e mëparshme (referuar Vendim nr. 425, datë 26.6.2024, Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jomësimorë në institucionet arsimore dhe në institucionet plotësuese të sistemit arsimor parauniversitar), duke synuar të rregullojë pagesën për ata mësues që janë me kontratë pune pa afat dhe të punësuar para vitit 2017. Kjo masë siguron pagesën me grupin e parë të pagës për të gjithë të punësuarit para vitit 2017.
Siç e kemi diskutuar shpesh, një mësues që ndihet i mbështetur financiarisht dhe i vlerësuar nga Lidershipi është i vetmi që mund të krijojë një mjedis të sigurt për fëmijët. Ky projektligj krijon bazën që “siguria” të mos jetë më luks, por standard i punës së përditshme. Me miratimin e amendamenteve, brenda 6 muajve pritet nxjerrja e akteve nënligjore që do ta bëjnë funksional këtë model të ri. Besojmë se kjo reformë do të rrisë jo vetëm cilësinë e mësimdhënies, por edhe mirëqenien e çdo kolegu në sistem.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë
Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?
Drejtoresha Anila Çota rrëfen rrugëtimin e shkollës “Qamil Guranjaku” si fituese e vendit të dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe
Si të bëhesh oficer sigurie në shkolla? Eksperti i arsimit, Fiqiri Çifliku: Ja procedurat, kriteret dhe ndryshimet në VKM nr. 600