Provimi i Shtetit dhe Portali i Mësuesit 2026, publikohet kalendari zyrtar maj–qershor

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar kalendarin e Provimit të Shtetit dhe Portalit të Mësuesit për sezonin XXI, maj–qershor 2026. Procesi nis më 7 maj dhe zgjat deri më 26 qershor, duke u zhvilluar në Tiranë, pranë godinës së QSHA në Bulevardin “Zhan D’Ark”.

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar kalendarin zyrtar për organizimin e Provimit të Shtetit dhe zhvillimin e Portalit të Mësuesit për sezonin XXI, që do të zhvillohet gjatë periudhës maj–qershor 2026. Ky proces përbën një etapë të rëndësishme për kandidatët që synojnë të bëhen pjesë e sistemit arsimor në vend, duke kaluar përmes testimit profesional dhe renditjes në portal.


Si do të zhvillohen provimet?


Sipas kalendarit zyrtar, provimet do të zhvillohen çdo ditë në disa fashë orare, duke filluar nga ora 09:00, dhe do të ndiqen nga testimi në Portalin e Mësuesit në orare të ndryshme gjatë ditës. Procesi është i organizuar sipas profileve, duke përfshirë një gamë të gjerë lëndësh dhe specializimesh. Fillimi i provimeve nis në datën 7 maj 2026 dhe vijon deri më 26 qershor 2026.


Ku do të zhvillohet provimi?


Provimi i Shtetit dhe faza e Portalit të Mësuesit do të zhvillohen pranë ambienteve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, në adresën: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish godina e ATSH). Kandidatët duhet të paraqiten në kohë dhe të jenë të orientuar paraprakisht me vendndodhjen për të shmangur vonesat.


Kalendari i provimeve sipas profileve

Më poshtë publikohet kalendari i plotë i provimeve, i ndarë sipas profileve dhe datave përkatëse të zhvillimit të tyre.

Në momentin që Qendra e Shërbimeve Arsimore do të publikojë edhe listat emërore të kandidatëve, ato do të bëhen menjëherë publike edhe në portalin tonë, për t’i informuar në kohë të gjithë të interesuarit dhe për të lehtësuar aksesin në informacionin zyrtar.



Portali i Mësuesit, një hap vendimtar


Pas përfundimit të testimit me shkrim, kandidatët i nënshtrohen edhe fazës së Portalit të Mësuesit, e cila zhvillohet në të njëjtën ditë ose në ditë të përcaktuara sipas profilit. Ky portal shërben si pjesë e rëndësishme e procesit të vlerësimit dhe përzgjedhjes në sistemin arsimor publik.


Çfarë duhet të kenë parasysh kandidatët?


Kandidatët duhet të kontrollojnë me kujdes datat dhe oraret e përcaktuara për profilin e tyre, si dhe të jenë të pajisur me dokumentacionin e nevojshëm në ditën e provimit. Gjithashtu, rekomandohet ndjekja e njoftimeve zyrtare për çdo përditësim të mundshëm në kalendar.




© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

391 Lexime
2 orë më parë